Ekologjistët: Çdo ditë deponi në Malin Sharr, pamja është e tmerrshme

INA
INA

12/03/2024

Jo vetëm në Tetovë, por edhe në Komunën e Tearcës, territori i së cilës është ngjitur me Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, shfaqen deponi të egra, thonë ekologjistët.

Nga organizata “CED”, e cila është pjesë e Platformës “Miqtë e Sharrit”, thonë se parandalimi është i rëndësishëm, por detyrimi i organeve është që deponitë tashmë të krijuara t’i largojnë.“Aktualisht po punohet në pjesën e Parkut Kombëtar bashkë me forumet dhe një nga problemet më të mëdha janë deponitë. Ajo që vëmë re është se deponi në Sharr shfaqen çdo ditë dhe mendoj se si organizatë joqeveritare CED e cila është pjesë e platformës ‘Miqtë e Sharrit’, ne punojmë dhe kemi punuar për sensibilizimin, por ajo që apelojmë është një bashkëpunim më i madh mes institucionet. Ne e dimë që institucionet kanë mungesë të inspektorateve në terren për të kontrolluar situatën, por ky problem është i ndarë, nuk do të thotë që deponitë që krijohen të mos hiqen”, tha për “Sloboden Pecat”, Metin Muharemi nga organizata joqeveritare CED.
Pasi u shkri bora në Sharr, u shfaqën peizazhet e turpshme të mbeturinave. Përpara hyrjes dhe daljes së çdo fshati të Malit Sharr ka deponi. Nga Parku Nacional ‘Mali Sharr’ thonë se gjendja më katastrofike është në komunat e Tetovës, Vrapçishtit dhe Bogovinës, territoret e të cilave janë në kuadër të Parkut Kombëtar.

Ndërmarrjet komunale në një pjesë të madhe të fshatrave nuk i grumbullojnë e as i trajtojnë mbeturinat, kështu që vendasit nuk kanë ku t’i grumbullojnë dhe kështu mbeturinat në shumicën e rasteve përfundojnë në lugina, lumenj dhe livadhe.

Ndërsa nga ‘Eco Guerrilla’ thotë se pylli është i një rëndësie thelbësore për parandalimin e proceseve erozive në masivin e Malit Sharr. Ata nuk besojnë se NPK ka pasur ndonjë elaborat për prerjen e pyllit.Para pak kohësh Parku Kombëtar ‘Mali Sharr’ në një konferencë për media ka prezantuar pamjet, të cilat sipas tyre tregojnë se si mbeturinat ndërtimore të grumbulluara gjatë rindërtimit të rrugës së shtëpizave në Kodrën e Diellit, hidhen pranë shtëpive të pushimit, duke ndotur natyrën.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

taravari gashi mexhiti kasami qoku

Bekim Qoku lexoi fjalimin e Kurtit në tubimin e VLEN në Berlin dhe Cyrih

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

izet mexhiti

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

Izet Mexhiti

Izet Mexhiti: Ali Ahmeti vendosi brenda natës që ta kandidojë Bujarin për president për ta përçarë votën shqiptare

bilall kasami

Kasami: Funksionarët e BDI-së në Listën e Zezë të SHBA-së, shkak për përçarje në Frontin Europian

gordana-siljanovska-1392x899

Kandidatja Gordana Silanovska: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin

zgjedhje maqedoni

Më 24 prill, hapi sytë mirë dhe voto

INFO

NA NDIQ