Ekskluzive/ Helena Kadare në shtëpinë e Rexhep Qosjes, si një urim për bashkimin

Picture of Ina Online
Ina Online

12/12/2024

Helena Kadare ishte sot në shtëpinë e profesor Rexhep Qosjes në Prishtinë. Bashkë biseduan në studion e profesorit dhe u çmallën për gjithë vitet që nuk janë takuar.

E kujtuan takimin e parë në Lidhjen e Shkrimtarëve rreth viteve 1970. Qeshën me një kuriozitet nga ai takim sepse profesor Qosja ishte njeriu i vetëm në Shqipëri që iu lejua ta mbante mjekrën, informon dritare.net. Turistëve të huaj, u duhej ta hiqnin mjekrën në momentin e ardhjes në Aeroportin e Tiranës, për çka kishte një berber të veçantë.

Të dy folën për drekën e fundit që kishin ngrënë së bashku në Prishtinë me rastin e Panairit të Librit në vitin 2000, shoqëruar me ëmbëlsirat e bashkëshortes së profesor Qosjes që nuk jeton më.

Treguan se të dyja shtëpitë, Qosja dhe Kadare, po bien nga pesha e librave, aq shumë janë ngarkuar.

Rexhep Qosja është akademik dhe udhëheqës shpirtëror i dashurisë për shqipen dhe shqiptarinë.

Helena Kadare është një nga shkrimtaret më të rëndësishme shqiptare dhe një nga mendjet më të bukura të këtij vendi. Pas humbjes së bashkëshortit, shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, ajo shkroi dhe botoi një libër.

Vizita sot në shtëpinë e profesor Qosjes është diçka më shumë se një botim, është një refleksion njerëzor, është një takim mes shqiptarësh të mëdhenj, që i shërbejnë orientimit të kombit, informon dritare.net. Drejt paqes, librit, dijes, vlerave.

Një takim me shumë mesazhe dhe shumë përgjegjësi për të ardhmen e vlerave mbarë shqiptare. Një takim që gëzon, që ngroh, një takim si urim. Bashkë më mirë, bashkë më të mirë!

Kjo është ajo që ka bashkuar ngahera Kadarenë dhe Qosjen, besimi te bashkimi. Bashkimi kombëtar si ëndërr e Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes.

TË FUNDIT

Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

Pse Trump firmosi daljen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë?

ME TE LEXUARA

1
Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe
1
Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!
1
"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)
1
Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin
1
Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

LEXO MË SHUMË