Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën.
Artisti u prezantua sot ekskluzivisht në “Fan Club”.
“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai, duke zbuluar më tej se me një nga banoret, Sara Gjordeni, ka pasur një histori dashurie në vitin 2015.
Megjithatë, ia theksoi se çdo gjë ka mbaruar dhe tashmë është një raport me një vajzë tjetër.
Mbetet të shohim momentin kur Beba do të hapë derën e shtëpisë më të famshme dhe reagimin e Sarës, e cila ka nisur një njohje me Bardhin.