FOTO/Ekskluzive: Ja kush është e dyshuara për spiunazh që e zbuloi AKI

Picture of Ina Online
Ina Online

28/02/2025

Sot, në regjionin e Mitrovicës është arrestuar një grua, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”.

KosovaPress merr vesh nga burime të vetat se e arrestuara ka inicialet J.Dj (J.Gj.) dhe vjen nga radhët e komunitetit serb. Agjencia ka siguruar edhe një fotografi të së arrestuarës (shih foton kryesore).

Sipas burimeve të KosovaPress, bëhet e ditur se e dyshuara për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, dhe se dyshohet se i ka shërbyer shërbimeve të inteligjencës serbe (BIA).

“Zyrtarë të OSBE-së po bëjnë presion që e dyshuara për spiune të lirohet menjëherë”, ka thënë i njëjti burim për KosovaPress.

Lexo po ashtuI jepet lamtumira e fundit presidentit CarterDetaje për këtë rast ka dhënë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Siç raportoi pak më parë KosovaPress, Hoxha ka deklaruar se e arrestuara dyshohet për një aktivitet kriminal.

“Pak më parë kemi marr një informacion se një person i gjinisë femërore është arrestuar në pikën kufitare, për shkak që ka qenë e dyshimtë, për një aktivitet kriminal, edhe e njëjta do të përcillet për procedurë të mëtutjeshme nga Prokuroria Speciale”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka njoftuar se “pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës është arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale ‘Spiunazhi’, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.”

Sipas njoftimit të Prokurorisë, për çka raportoi KosovaPress, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, serbja e arrestuar është ndaluar për 48-orë.

Lexo po ashtuVjedhje në një kishë në Gjilan, kaq ishte shuma e paravePo ashtu, është bërë e ditur se njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera materiale.

TË FUNDIT

Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut

Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË