Eksodi, mural me temë migrimin në shkollën e Llojanit

0

EKSODI

Ky mural më ka ardhur në mendje për shkak se është në hyrje të shkolles dhe është një hapsirë shum e madhe, ku muri ka qenë shum i shkatërruar, dhe mendova të jap një kontribut për këtë shkollë, ku dhe unë kam qenë nxënës po në të njejtën shkollë, dhe pse jo të krijoj një ambient të këndshëm, për gjithë ata nxënës të cilat janë dhe do vijnë në të ardhmen.
Në ketë punim kam trajtuar 2 anët e mendaljes nëse mund ta quaj: atë pozitiven dhe negativen.
Unë do filloj të shpalosi anën negative meqense është realitet i vendit ku ne jetojmë.
Me një fjalë ky punim kryesisht ka të bëjë me Eksodin i cili është duke ndodhur në vendin apo rajonin tonë, ku mosha më vitale largohet nga vendlindjet e tyre për një perspektivë jetesore më të mirë, qoftë materialisht apo dhe psikologjikisht.
Është një brengë e cila po na përcjell vazhdimisht, duke ju kujtuar që numri i nxënësve nëper shkolla cdo vit është duke u pakësuar, shtepitë po mbesin të zbrazëta me një fjalë është krijuar një atmosferë shum e zymtë.
Ndoshta dhe ata që largohen mund të kenë të drejte, sepse sic po shihet nuk ka asnjë ndyrshim që mund ta presim për te mirë kuptohet, e gjitha është një shabllon, ku udhëheqësit tanë politik nuk është që nuk e shohin këtë gjë që po ndodhë, mirepo ata vazhdojnë në avazin e vjetër dhe përfundimisht nuk ju intereson se cfarë ndodh me qytetarët e tyre, sikur harrojnë që nëse nuk do të ishin qytetarët, as ata nuk do ti gëzonin ato vende pune që kanë .

Sa i përket anës pozitive, të gjithë këtë mesazh jam munduar ta kamufloj në atë formë, që fëmiet të cilët kalojnë afër këtij murali, të mos e shohin si dicka negative, por ta shohin si dicka te bukur, sepse fundja ata nuk duhet ta dinë se cka po ndodh ne vendin e tyre.
Për atë arsye muralin e kam paraqitur ne stilin Surealisem, ku ka kolorit dhe fëmiët mund të shohin si dicka të bukur dhe tërheqëse.
Shpresoj që ky mural do të jetë një frymzim pozitiv dhe shumë i fuqishëm për gjithë ato gjenerata që do jenë dhe do të vijnë në të ardhmen.

Shtjellimi I Piktures ( Muralit)

Në këtë punim kam paraqitur 3 porta, që e ndan vendin tonë nga vendet më të zhvilluara ku rinia jonë po emigrojnë qoftë Evropë, Amerikë, Azi etj.

Në pjesën sipër portave kam paraqitur 3 portretet e rilindasve te popullit tonë, ne te majtë është portreti i Sami Frasherit, në mes është portreti i Fan Nolit, dhe në të djathtë është portreti i Jeronim de Radës, arsyeja pse kam përzgjedhë këto 3 figura rilindase, është për shkak emrit që mban kjo shkollë, e cila quhet “Shkolla fillore RILINDJA” Llojan.

Qiellin me ngjyrë portokalle dhe Fshatin me ngjyrë të zezë, simbolizon perëndimin apo shuarjen e vendeve ku ne jetojmë.
Poashtu jashtë portave kam paraqitur trurin e njeriut dhe njëkohësisht duket dhe si një mjet fluturues, (Parashutë) për të simbolizuar mënyren e ikjes apo ndryshe emigrimin, mirpo aty kam vendosur një litarë të cilin është i lidhur në korpën e parashutës, ku ai litarë zgjatet deri tek hyrja kryesore e fshatit dhe përfundon në fund të librave.
Arsya pse litarin kam vendosur të jetë në fund të librave, dhe të mos jetë i lidhur për ata, është për të përcuar mesazhin e Peshës që ka libri.
Pesha e librit simbolizon, shkollimin, avansimin, dhe në këtë rast më kryesorja perspektivën e jetës, për ndalimin e eksodit që po ndodhë në vendin tonë.
Me një fjalë në këtë vend që është duke perënduar gjithcka, është fuqia e librit ajo që mund ta rikthejë mirëqenien jetësore, fillimisht duke u vedisuar dhe pastaj duke ndryshuar qasjen Politike të vendit.

Fasada e shkatërruar dhe shpalosja e gurëve tregon, shkaterrimin apo realitetin e shtetit, ku në hyrje shihet se si mund të jetë ky vend. Kurse kalldermat janë të paraqitura më qëllim, per te treguar rrugen e rënde dhe të mundimshe që e bëjnë qytetarët që ngelen në Maqedoninë e Veriut apo dhe ne shtetet ballkanike dhe njëkohësisht, mënyrën e mjeshtërisë të punës së tyre.

Ky projekt u realizuar në kuadër të organizatës 3D STREET ART, e cila është mbështetur nga Ministria e kulturës së republikës Maqedonisë së veriut.

Për fund desha ti falënderoj gjithë ata të cilët ndihmuan direkt apo inderekt, në këtë projekt:
Vloren dhe Bardhin per ndihmën në realizimin e pikturës. ( Asistent)
Sali Islamin dhe Veton Limanin për projektimin e idesë.
Poashtu bashkëfshatarët, dhe shoqatën Llojani dhe Diaspora, të cilët ndihmuan për riparimin e murit, dhe vendosjen e ndricimit në këtë mural.

Kohëzgjatja: 12 ditë, 120 ore
Materiali: Akril
Dimenzionet: 13 x 6 metra
Lokacioni: Llojan / Likovë
08/06/2020

NAIM IDRIZI ART