Eksperienca më e mirë për Tunën pas shtatzënisë (Foto)

0

Altuna Sejdiu e njohur në publik si Tuna, është emër i dashur për publikun.

Tash e një kohë, këngëtarja është shkëputur nga aktivitetet në muzikë, për t’u kujdesur për djalin, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pasi solli në jetë Tianin, ka punuar shumë që t’i rikthejë linjat e mëparshme trupore.

Në llogarinë e saj në Instagram, Tuna ka publikuar një imazh ku shihet bashkë me një grup nënash, secila me fëmijë.

Derisa po shëtisnin fëmijët në natyrë me karroca, secila prej tyre bënin ushtrime për t’i arritur format e dëshiruara, e kjo për Tunën është eksperienca më e mirë pas lindjes.

Komentet

komentet