Ekspertët nuk presin hapërim të shpejtë drejt BE-së! Mickoski: Anëtarësimi nuk është vetëm akt bamirësie

Picture of INA
INA

30/04/2025

Të shpejtohen punët në lidhje me agjendën reformuese porosit sektori joqeveritar. Marko Troshanovski, nga Instituti për demokraci vlerëson se Kuvendi duhet të kryej mbikëqyrje më të madhe mbi punën e Qeverisë dhe ministrive, në lidhje me obligimet ndaj BE-së dhe ato nga Procesi i Berlinit.

“Së paku opozita duhet të ketë interes që të jetë shumë aktive në pjesë mbikëqyrëse, por gjithsesi edhe deputetët e shumicës parlamentare duhet, sepse është punë shtetërore, të kontribuojnë ndaj një presioni më të madh ndaj pushtetit qendror për të dhënë rezultate”, tha Marko Troshanovski – Instituti për Demokraci.

Troshanovski thotë se fokusi duhet të jetë te reformat përderisa zgjat ngecja drejt Unionit për shkak të kushtit politik. Ai vlerëson se europianët e kanë kuptuar precedentin e bërë ndaj Maqedonisë edhe përmes ofensivës diplomatike do të punohet në sigurimin e garancive të dëshiruara.

“Gjasat që kjo të ndodh tani janë shumë të ulëta, për shkak se kërkon konsensus për çka edhe po të jetë nga vendet anëtare, por është diçka që në periudhën prej një deri në dy vjet, do të ketë mbështetje politike nga një pjesë e konsiderueshme e vendeve anëtare, që të miratohet”, shtoi Marko Troshanovski – Instituti për Demokraci.

Kryeministri Hristijan Mickoski nga Samiti i Partisë popullore europiane, vlerësoi se kushtet shtesë nuk e përforcojnë Europën por e dobësojnë kredibilitetin kolektiv.

“Populli ynë, qytetarët krenarë maqedonas që i përfaqësoj, të parët do ta ndjejnë peshën e standardeve të dyfishta. Standarde që e groposin besimin, e ulin entuziazmin dhe rrezikojnë që të dobësojnë vetë frymën europiane që e përfaqësojmë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Mickoski u bëri thirrje liderëve të pranishëm që të jenë fuqi lëvizëse e zgjerimit me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe qartë të tregojnë se integrimi i rajonit në Union nuk është, siç thotë, akt bamirësie, por imperativ strategjik. Mes tyre ishte edhe kryetari i partisë bullgare në pushtet, Bojko Borisov. Pas takimeve në Bullgari, i pari i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta, nga mesi i majit do ta vizitojë vendin.

TË FUNDIT

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË