Ekspertët rus: “Po vjen Shqipëria Etnike – Serbia do ta humb Vojvodinën, Maqedonia pjesën perëndimore…”

“ÇFARË KANË PARASHIKUAR SHËRBIMET SEKRETE RUSE PËR MAQEDONINË?

Një grup ekspertësh rusë ka disa vite që kanë përgatitur një version të hartës politike të Evropës, me ndryshimet e reja të kufijve që duhet të ndodhin deri në vitin 2035. Këshilltarë të këtij grupi ekspertësh rusë mendohet të kenë qenë edhe Zbigniew Kazimierz Brzezinski, këshilltar i dikurshëm i presidentit amerikan Xhimi Karter dhe shkrimtari me famë botërore, Samuel Phillips Huntington. Këta ekspertë kanë shfrytëzuar burime nga CIA dhe shërbimi rus i kundërzbulimit ushtarak, GRU.
Sipas këtyre ekspertëve, Ballkanin e presin ndryshime të mëdha në vitet e ardhshme, mes tyre edhe Maqedoninë, e cila do ta humb pjesën perëndimore të saj në dobi të Shqipërisë Etnike në krijim e sipër. Një fat i ngjashëm e pret edhe Serbinë, e cila do ta humb Vojvodinën, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina do të ndahet mes Kroacisë dhe Serbisë fqinje.
Edhe pse këto parashikime, si dhe harta e publikuar para disa vitesh, nuk paraqesin ndonjë risi dhe fshehtësi, ekspertët e çështjeve të sigurisë kombëtare dhe liderët politik duhet ta kenë të qartë se diçka e madhe po përgatitet për Evropën dhe veçanërisht për rajonin e Ballkanit.
Nuk duhet të çuditemi aspak nëse shërbimet ruse përgatitin të kundërtën e kësaj që deklarojnë dhe publikojnë, duke pasur parasysh strategjinë dhe taktikat e shërbimeve të mëdha të inteligjencies, të formatit të shërbimeve ruse, të cilat edhe pas realizimit të projekteve të tyre me interes të veçantë, e dëshmojnë të kundërtën e asaj që synojnë dhe realizojnë!”

Abdulla Mehmeti