Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka thënë se presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden ka një marrëdhënie shumë të fortë me Ballkanin, dhe kjo do t’i ndihmojë atij në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i tij i plotë:
Duke ditur se presidenti i zgjedhur Joe Biden ka një marrëdhënie të gjatë me Ballkanin Përendimor, BE ja duhet të zhvillojë një strategji të punojë nga afër me administratën e re, sidomos në dialogun Kosovë-Serbi. Biden ka qenë rregullisht në Ballkan dhe i di problemet e dy dekadave të fundit shumë mirë. Brukseli duhet ta mundojë këtë mundësi të artë për arritjen e paqes dhe stabilitetit në regjion.