Eksperti i sigurisë e zbulon se kujt i përket armatimi që u kap në Zveçan, tregon qëllimin

Picture of INA
INA

08/09/2023

Gjatë kësaj jave, pas një aksioni të zhvilluar në Zveçan, komunë kjo me shumicë serbe, Policia e Kosovës zbuloi dhe konfiskoi sasi të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

“Policia e Kosovës pas pranimit të një informate nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ka zhvilluar një bastisje në ‘Korile e poshtme’ këtu në Zveçan, me ç’rast gjatë bastisjes kemi hasur në armë dhe municion të cilin ju e patë. Aty janë gjetur katër pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore, municion dhe gjëra të tjera. Policia e Kosovës vazhdon të jetë e dedikuar për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike në mbarë territorin e Kosovës dhe në vecanti në veriun e saj…

Duke marrë parasysh numrin, sasinë dhe llojin e armëve, atëherë del se ky vend ka mundësi të jetë edhe depo. Ne nuk kemi të arrestuar për momentin, por kemi persona të dyshimtë. Në mesin e armëve dhe municionit që ju i patë kishte edhe kallashnikov dhe municion 5X56, që i bie kalibër i NATO-s, e që është një rast interesant për t’u hetuar… Në pjesën veriore të Kosovës situate është e qetë, stabile, por delikate, duke marrë parasysh edhe zhvillimet politike të cilat po zhvillohen në vend”, deklaroi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, ky armatim i kapur pa dyshim që i përket grupeve terroriste të cilat furnizohen nga Serbia.

“Ky arsenal është në vazhdën e arsenalit që deri me tani është konfiskuar nga ana e mekanizmit të sigurisë, dhe që i përket grupeve kriminale me elemente terroriste të cilat janë të udhëhequr nga strukturat e sigurisë së Beogradit me elemente ruse brenda saj. Ky lloj armatimi mund të vërehet që i përket strukturave paraushtarake /policore, të cilat i ka shpallur qeveria e Kosovës si organizata terroriste”, thotë Shala.

Siç thotë Shala, qëllimi i strukturave kriminale në veri të Kosovës, është asgjësimi i institucioneve shtetërore të Kosovës dhe nxitja e konfliktit të pjesën veriore.

“Sepse armatimi është ushtarak dhe ka për qëllim asgjësimin e personave/strukturave shtetërore të Kosovës dhe mbjelljes së frikës në masë të gjerë në atë pjesë, me mesazhe të qarta politike të një shteti armik siç është Serbia, e cila do të duhej të dënohej për prodhimin /mbështetjen e grupeve terroriste mirë të strukturuara brenda një territori tjetër, që është Kosova”, shprehet Shala për “Bota sot”.

“Institucionet e sigurisë ndërkombëtare do të duhej të mbajnë mbledhje brenda strukturës së tyre politike, për të marr një diskurs të qartë për të konfrontuar Serbinë mbi të gjeturat në atë pjesë, por edhe për të marr masa dhe sanksione si rezultat që këto veprime po kanë dritën jeshile të Aleksandër Vuqiqit përmes “qenit” të tij, Aleksandër Vulinit”, shton eksperti Shala.

Për fund, Shala thotë se institucionet e sigurisë të Republikës se Kosovës, edhe njëherë dëshmuan që siguria është e garantuar në çdo pjese të territorit ku veprojnë Policia dhe AKI-ja.

“Bazuar edhe në informacionet tanimë publike, në kuadër të këtij operacioni qenka invovluar edhe KFOR-i e cila në bazë të gjithë zhvillimit të këtij operacioni, mund të konkludojmë që as një veprim i organeve të sigurisë në veri nuk bëhet me motive etnike e politike, por gjithmonë duke respektuar dhe mbrojtur legjitimitetin dhe legalitetin e veprimeve në të mirë të sigurisë publike, respektivisht asaj nacionale”, përfundon për “Bota sot” eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

TË FUNDIT

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

Shekerinska filloi me punë në NATO, Fajon: Jam e lumtur që Maqedonia mori këtë pozitë

Kampioni Andi Ismaili del me mesazh për të gjithë!

Kumanovë, disa të rinj sulmohen me mjete të mprehta

ME TE LEXUARA

1
Marsh protestues për ndotjen
1
S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS
1
Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair
1
Shekerinska filloi me punë në NATO, Fajon: Jam e lumtur që Maqedonia mori këtë pozitë
1
Kampioni Andi Ismaili del me mesazh për të gjithë!

LEXO MË SHUMË

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

Shekerinska filloi me punë në NATO, Fajon: Jam e lumtur që Maqedonia mori këtë pozitë

Kampioni Andi Ismaili del me mesazh për të gjithë!

Kumanovë, disa të rinj sulmohen me mjete të mprehta