Eksperti i sigurisë: Shqipëria target i Rusisë këtë verë! Spiunët zbarkojnë në plazhe, kamuflohen si…

Picture of Ina Online
Ina Online

02/06/2025

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një lidhje skype me emisionin Breaking në Top News, ka bërë një deklaratë të fortë, duke u shprehur se Shqipëria do të jetë target i Rusisë këtë verë.

Sipas tij, spiunë rusë të kamufluar si turistë serbë do jenë të shpërndarë në qytetet kryesore të vendit.

“Po kërkohet të prishet balanca mes shteteve. Europe Defense 2025, ushtrimi më i madh ushtarak në tokën europiane, pjesën e parë e ka bërë në vendet skandinave dhe balltike, pasi sipas NATO-s, mund të ketë potencial të lartë të përdorimit të forcës ruse në ato vende. Prandaj përmes stërvitjes të tentohet të dërgohet mesazhi politik që në rast se do ketë vazhdimësi të konfliktit ushtarak të Rusisë dhe Europës, gjëja do të jetë shumë komplekse.

Vladimir Putin në paraqitjet e tij të rralla mediale u ka thënë gjermanëve se “ata nuk duhet të harrojnë një gjë, që çlirimin e tyre nga nazizmi në Luftën e Dytë Botërore, e ka bërë pikërisht Ushtria e Kuqe. Pra ne kemi hyrë të parët në Berlin, pra është një mesazh diplomatik i fortë dhe kërcënues.

Spiunazhi që po ndodh në pjesën e Europës, dëshmon faktin që jemi në një luftë të ftohtë me një pjesë të kontinentit europian, ndërsa në pjesë të caktuara janë në luftë të drejtëpërdrejtë sic është Ukraina, e po ashtu edhe një pjesë në një luftë hibride, ende në fazën e parë të një sabotazhi është Ballkani Perëndimor. Shqipëria do të jetë pjesë e spiunazhit turistik këtë sezon.

Meqë Shqipëria ka marrë pozicion të rëndësishëm brenda aleancën euroatlantike, dhe vizita për herë të dytë e Zelensky-t në Tiranën zyrtare, ju do shihni ne plazhet tuaja, në rrugët tuaja, vetura me targa nga territori i Serbisë. Për informacionin tuaj, Serbia ja ka ofruar Rusisë në 2022 pajisjet për të prodhuar dokumentacione dhe identitete të rreme. Mund të jenë rusë por të kamufluar si turistë serbë dhe do tentojnë të kryejnë spiunazhin industrial përmes formës së spiunazhit turistik. Janë shumë komplekse, Shqipëria është target i Rusisë pasi ka ofruar shërbime dhe përkrahje për Ukrainën,” tha Shala.

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË