Eksperti nga diaspora, Arben Fetai pritet të jetë zv. Kryeministër nga radhët e ASH-së

Picture of ina-online
ina-online

11/06/2024

Arben Fetai, është Sekretar i jashtëm i Aleancës për Shqiptarët dhe shef kabineti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.

Ai është ekspert i politikave evropiane dhe zhvillimit ndërkombëtar, me një përvojë 20 vjeçare me institucione ndërkombëtare dhe fondacione në disa kontinentë të botës.

Nga viti 1989, Fetai jeton në Belgjikë por ai ka qenë i angazhuar edhe në rajon, duke shërbyer si këshilltar i jashtëm në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës në periudhën 2004-2008, ku ka kontribuar në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Fetai ka vijuar studimet deri në shkallën postdiplomike në Bruksel ku edhe ka pjesën më të madhe të përvojës profesionale.

Emrin e Arben Fetait për zv. Kryeministër për qeverisje të mirë e bëri të ditur kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, i cili në vazhdimësi është zotuar për kthimin dhe përfshirjen e diasporës në institucionet shtetërore. Ky i fundit për emërimin e Fetait theksoi: “ Arben Fetai jeton në Bruksel do të kthehet special dhe mendoj se ka një biografinë më të mirë nga njerëzit që jetojnë në Maqedoni në këtë fushë. Do ta lëne një periudhë familjen dhe punën që e ka në Bruksel dhe do të kthehet këtu. Do të punojë me transparencë të veçantë për qeverisje të mirë”

Përndryshe së shpejti do të publikohen emrat e plotë të funksionarëve të Qeverisë VLEN-VMRO e cila pritet të votohet gjatë javës së ardhshme.

TË FUNDIT
38 minuta
Në seancën parlamentare u verifikuan mandatet për deputetët e rinj
1 orë
Për 18 vite nëpërmjet përmbaruesve janë paguar gati dy miliardë euro
1 orë
PP: Me marrëveshjet në “Zinxhir” janë kthyer gati 1.000.000 euro në buxhetin shtetëror
2 orë
Largohen 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Shkup gjatë fundjavës
3 orë
Në Tetovë dhe Shkup ende po sanohen dëmet nga moti i ligë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së
38 minuta
Në seancën parlamentare u verifikuan mandatet për deputetët e rinj
22 orë
Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori
5 orë
Paradite mot me diell, pasdite mundësi për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima
1 ditë
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu
21 orë
Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Në seancën parlamentare u verifikuan mandatet për deputetët e rinj

permbarues izvrsitel

Për 18 vite nëpërmjet përmbaruesve janë paguar gati dy miliardë euro

Prokuroria

PP: Me marrëveshjet në “Zinxhir” janë kthyer gati 1.000.000 euro në buxhetin shtetëror

mbeturina berllok pastrim

Largohen 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Shkup gjatë fundjavës

vershime shkup

Në Tetovë dhe Shkup ende po sanohen dëmet nga moti i ligë

Hristijan Mickoski

Mickoski njofton investimin e ri në energjetikë: Sigurohet rrymë për 100 mijë amvisëri, 630 punësime të reja

Qendra për Menaxhimin e Krizave.112

QMK: Shpëtohet një 16-vjeçare nga një humnerë në Strumicë

gjykata

Tre të plagosur rëndë nga Maqedonia, vendim i çuditshëm i gjykatës austriake

arme statistik

Maqedonia e Veriut renditet e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit

INFO

NA NDIQ