Ekspozimi i tepërt ndaj rrjeteve sociale

0

Shumë lehtë, pa asnjë problem sot që të gjithë mund të kenë qasje në rrjetet sociale dhe lojëra prej më të ndryshmeve, shumë prej tyre tejet të rrezikshme për gjeneratat e reja, e sidomos për të vegjlit.

Gazetare:Vjosa Haxhijaj

Kështu, me gjithë përparësitë, edhe anët negative të këtij zhvillimi teknologjik janë të pashmangshme. Adoleshentë e fëmijë po përdorin këto rrjete për të prezantuar çdo gjë që ata duan të dinë të tjerët rreth tyre, pa qenë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset.

Mbi supet e prindërve pa diskutim se bie përgjegjësi e madhe që të kujdesen për fëmijët e tyre, për t’i shmangur pasojat që mund të kenë nga përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale dhe qasja në faqe joadekuate për ta.

Mirëpo, ka edhe raste kur vetë prindërit, me apo pa vetëdije, i ekspozojnë fëmijët para rrezikut.

Kështu, në gjithë këtë zhvillim teknologjik, kujdesi duhet të jetë më se i shtuar për t’i mënjanuar pasojat, që fatkeqësisht mund të jenë edhe fatale, ashtu siç kemi parë raste prej më të ndryshmeve jashtë vendit tonë.