Ekspozita për legjendën Paolo Rosi në Shkup, Salihu: Le të jetë frymëzim për gjeneratat e reja

Picture of ina-online
ina-online

08/04/2024

Në Shkup u hap sot ekspozita titulluar “Paolo Rosi – djali i artë dhe legjendat e futbollit”.

Ekspozita erdhi në Maqedoninë e veriut falë bashkëpunimit me sponsorin kryesor Trim & Lum, Ambasadën e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Institutin Italian të Kulturës në Beograd dhe FFM-në.

Të pranishmit në Qendrën Multimediale “Mala Stanica” mes tyre edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi përmes fotografive, dokumenteve dhe veprave tjera u njohën me jetën dhe karrierën e Paolo Rosit dhe të legjendave të futbollit ndërkombëtar.

Drejtoresha e Galerisë Nacionale të Maqedonisë, Dita Starova Qerimi në hapjen e ekspozitës theksoi se kjo ngjarje e rrallë e simbiozës së kulturës dhe sportit është për nder të Kampionatit botëror në Spanjë në vitin 1982, në të cilin fitoi Italia, për nder të Paolo Rosit, si edhe të kampionëve të tjerë të famshëm nga gjithë bota.

Meritor për këtë ngjarje ishte edhe koordinatori i projektit, Muharrem Salihu.

“Kjo ekspozitë e këtij niveli është në gjendje të përçojë vlera kulturore dhe edukative gjithpërfshirëse. Përgëzoj gjithashtu promovuesit dhe organizatorët që me entuziazëm, përkushtim dhe punë të palodhshme kanë bërë të mundur realizimin e këtij eventi të jashtëzakonshëm. Dëshiroj që kjo ekspozitë të jetë frymëzim për fëmijët tanë dhe për të gjithë ata të rinjë që ëndërrojnë një karriere sportive në botën e gjerë të futbollit apo thjesht të fillojnë të ushtrohen në këtë sport gjatë kohës së lirë. Ju bëj ftesë të gjithë të rinjtë të vizitojnë ekspozitën dhe të përjetojnë rrugëtimin emocionues të yjeve të futbollit, shembuj jete që arritën lartësitë e suksesit duke u nisur nga pasioni”, theksoi Salihu.

Mendi Qyra, pronari i kompanisë Trim&Lum, njëkohësisht Kryetar i OEMVP dhe sponzor i klubit futbollistik “FC Struga Trim&Lum”, i shpallur si kampion i vendit dhe lider në futbollin vendor, në fjalimin e tij përshëndetës, shprehu përkatësisht rëndësinë e këtij manifestimi.

Ai theksoi se ekspozita do të sjellë emocione dhe mesazhe të fuqishme, duke përfaqësuar vlerat sportive dhe njerëzore, si dhe aktivitetet garuese futbollistike që ndajnë madhështinë e një populli ose shteti, e cila në esencë paraqet në një vlerë të shtuar në çdo aspekt të manifestimit.

Fjalë rasti patën ish-futbollisti i mirënjohur, Gianluca Zambrotta, Federika Kapeleti (bashkëshorte e Paolo Rosit dhe kryetare e Federatës Italiane të Futbollit për Femra), ambasadori i Italisë në Shkup, Andrea Silvestri dhe Marco Schembri si një nga përgjegjësit e ekspozitës që ka shëtitur disa qendra të njohura Evropiane.

Në ceremoninë e prerjes së shiritit ishte i pranishëm edhe kryeministri Talat Xhaferi.

Ekspozita kushtuar heroit italian të Kampionatit botëror në Spanjë nga viti 1982, në të cilin fitoi Italia, si dhe kampionëve të tjerë të famshëm nga e gjithë bota, do të jetë e hapur për publikun deri më 21 prill 2024 në Qendrën Multimediale “Mala Stanica’ në Shkup. Hyrja do të jetë falas.(INA)

 

TË FUNDIT
17 minuta
Loja s’ka fund! Fronti Europian, përmes Arbër Ademit: Nuk e pranojmë rezultatin në zonën 6
18 minuta
Sela: Nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit
1 orë
“Dallëndyshja e kujtesës", rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës
2 orë
Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet
2 orë
VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6

ME TE LEXUARA

2 ditë
Gattuso përgatitet për të shkuar në Ligën Saudite...
1 ditë
Gruevski i reagon Izet Mexhitit
7 orë
Korrupsioni "pret" pyjet në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Arrestohet kumanovari në Tetovë, ka tentuar ta sulmojë gruan e tij
14 orë
Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell
1 ditë
Dështon linja ajrore Shkup-Korfuz
10 orë
VLEN në qeveri/ Aleanca për Shqiptarët me dy ministri
2 ditë
Zbulohen detajet e kontratës së Thiago Mottas me Juventusin, pritet zyrtarizimi...

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Loja s’ka fund! Fronti Europian, përmes Arbër Ademit: Nuk e pranojmë rezultatin në zonën 6

ziadin sela

Sela: Nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit

emin azemi

“Dallëndyshja e kujtesës”, rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës

adnan azizi

Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet

VLEN FRONTI

VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6

fronti evropian

Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore

ixhet memeti

Afera me €10000, Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin

Screenshot_20240522-185600~2

​Xhaka apo Gjimshiti, sot finalja e Ligës së Evropës

burgu-idrizove

Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji

INFO

NA NDIQ