Eksterritorialiteti i kishave serbe, trampolinë e ekspansionizmit rus në Ballkan!

INA
INA

24/09/2023

Emin Azemi

Kisha Ortodokse Serbe ka qenë instrumenti kryesor që i ka dhene ton shovenist gjithë orkestrës hegjemoniste te Beogradit. Para se të marshonin në ekspedita të vdekjes, paramilitaret dhe banditet e të gjitha uniformave serbe fillimisht merrnin bekimin e popave neper kishat serbe ne Bosnje, Serbi e Kosovë.
Por sot ndodhi një akt vetëvrasës i politikës klero- nacionaliste serbe. Një manastir serb sot u shnderrua ne bunker te bandave terroriste të Serbisë, e me këtë u bunkerizua edhe politika e Beogradit kundrejt Kosovës….

Perfitues i kesaj aventure terroriste mund te del edhe Vuçiqi i cili nuk kishte ndryshe si ta hiqte qafe temjanin e kishes serbe nga politikat vendimarrëse kundër Kosovës….Ai sikur kishte nevojë të lirohet edhe nga barra e rëndë e kapotave të Wagnerit qe si hije leviznin neper Serbi ne kerkim të një lideri më prorus ….

Kompromisi tani është me i mundshëm dhe më i favorshëm për Kosovën nëse demonstrohet nje pjekuri dhe harmoni më e madhe kombëtare e politike, duke e kontekstualizuar aktin e sotëm vetvrasës të politikës klero-nacionaliste serbe në favor të interesave jetëgjata të Kosovës.
Strehimi i forcave terroriste në nje manastir serb nuk kërkon kurrfarë diçiture sqaruese për BEnë dhe Borrelin për të kuptuar perfundimisht se Kosova kishte të drejt kur kundërshtonte eksterritorialitetin e kishave serbe….. Terroristët gjithmonë strehohen aty ku veten e ndiejnë të sigurt…. Kishat serbe gjithmonë kanë qenë jataqe të terrorit serb, por sot u desht të ndodhë para kamerave kronika e paralajmëruar e një krimi ,autorësinë e të cilit BE dhe Washingtoni duhet ta denoncojnë pa ekuivoke…..BE dhe Washingtoni duhet perfundimisht ta perfshijnë KOS në listën e personave dhe institucioneve në kërkim për krime të kryera kundër njerëzimit, kurse Beogradin zyrtar ta shpall përgjegjës kryesor per futjen e axhendave destabilizuese ruse në Ballkan….
e.a

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

amina nuraj

Një grua nga Sanxhaku vlen më shumë se një mijë burra në Ballkan

muhamer pajaziti

Arsimtar, e kemi marrë vizën për Gjermani

crispi

“Mbani sytë nga Shqipëria”, si e mbrojti Shqipërinë, arbëreshi në krye të Italisë

Lutfi Dervishi

Falimentimi i fjalës

refugjate-emigrante

Pse emigrimi është kthyer sërish në një problem të madh?

Beqir Sina

Nervozizmi i Kissingerit

kissinger

Kissingeri, Jugosllavia dhe ‘seljački rokenroll’

emin-azemi-656x365

Sot 105 vjet u formua Mbretëria SKS, ose “burgu i popujve jugosllav”

Lavrov Shkup

Pse ministri shqiptar nuk bojkotoi Lavrovin, ja skenarët si u bllokua kryediplomati rus nga bullgarët dhe u braktis nga liderët evropianë

INFO

NA NDIQ