Ekuador, të burgosurit marrin peng 57 agjentë

INA
INA

1 Shtator, 2023

Të burgosurit e burgut Cuenca në jug të Ekuadorit, të cilët kanë protestuar që prej të mërkurës kundër transferimit të të burgosurve në burgje të tjera, kanë marrë peng 57 agjentë, përfshirë roje dhe policë.

Ministri i Brendshëm Juan Zapata tha gjatë një konference për shtyp në Quito, duke shtuar se shtatë nga të arrestuarit ishin oficerë policie. “Ne jemi të shqetësuar për sigurinë e oficerëve tanë”, tha ai.

Dy shpërthime makinash bombë ndodhën në kryeqytetin e Ekuadorit të mërkurën natën dhe të enjten njoftuan autoritetet. Shpërthimi i parë ishte në ish-ndërtesën e agjencisë së burgjeve të vendit SNAI, e cila tani është shtëpia e Ministrisë së Grave dhe të Drejtave të Njeriut, tha policia lokale në rrjete sociale.

Nuk raportohet për të lënduar nga shpërthimet, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Një nga të dyshuarit është shtetas kolumbian.

Vendi kohët e fundit është përfshirë në dhunë pasi është kthyer në një qendër për trafikun e drogës. Burgjet e Ekuadorit kanë qenë vendi i masakrave nga bandat rivale me lidhje me kartelet kolumbiane dhe meksikane që kanë çuar në vdekjen e më shumë se 430 të burgosurve që nga viti 2021, duke lënë shpesh një gjurmë trupash të djegur dhe të copëtuar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Irak_Dasem-780x470

Së paku 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë në Irak

gruri-ukraine-rusi-anijet

Ministri polak: Bisedimet me Ukrainën për importet e grurit janë në rrugën e duhur

zelensky-Shevchenko-1280x720-1-780x470

Zelensky emëron Andriy Shevchenkon si këshilltarin e tij

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykatësi i New York nuk tërhiqet: Donald Trump do gjykohet për mashtrime bankare

okb

Rusia kërkon t’i bashkohet këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut

ukraina-1

Ukraina: Rrëzuam 26 dronë rusë gjatë natës

Screenshot-2023-09-26-090946-1

Shpërthim në një depo, së paku 20 njerëz të vdekur

ukrain-flamuri

Ukraina shkatërron rrjetin e spiunëve rus në Kharkiv

ukraina-rusi-kiev-ushtar

Ushtria ukrainase: Sulmet ruse shkaktuan dëme të konsiderueshme në portin e Odesës

INFO

NA NDIQ