Ekuipazhi i Ax-3 do të niset nga Stacioni Hapësinor “jo më herët se të mërkurën”

INA
INA

07/02/2024

SpaceX njoftoi se Misioni Axiom-3 tani është planifikuar të shkëputet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) deri në orën 14:05 sipas kohës lokale GMT të mërkurën, transmeton Anadolu.

“Dragon dhe ekuipazhi Ax-3 është vendosur të nisen nga Stacioni hapësinor jo më herët se të mërkurën, 7 shkurt në orën 9:05 të mëngjesit sipas kohës lokale (14:05 GMT) në pritje të motit për lokacionin e zbarkimit”, tha kompania private hapësinore të martën në X në lidhje me kthimin e ekuipazhit, përfshirë udhëtarin e parë të Türkiyes në hapësirë, Alper Gezeravci, në kapsulën e saj Dragon.

Pas kryerjes së një sërë djegiesh për t’u larguar nga stacioni hapësinor, Dragon do të kryejë manovra të shumta për largimin nga orbita, do të shkëputet nga trungu i tij dhe do të rihyjë në atmosferën e Tokës për të zbarkuar në brigjet e Floridës, shton kompania.

Misioni me katër persona u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, Florida më 19 janar me raketën e SpaceX, Falcon 9.

Ekuipazhi i misionit hapësinor Ax-3 u ankorua në ISS më 20 janar.

Gezeravci dhe tre kolegët e tij të ekuipazhit nga Spanja, Italia dhe Suedia ishin ngarkuar për kryerjen e më shumë se 30 eksperimenteve shkencore.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone- telefon mobil

OnePlus prezanton telefonin e ri i cili nuk mbështetet nga Inteligjenca Artificiale

Apple-1

Apple paralajmëron përdoruesit: Mos e thani kurrë telefonin në oriz

hena

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

DASH departamenti amerikan

SHBA ofron 15 milionë dollarë kush jep informacion rreth liderëve të Lockbi

whatsapp-main-600x360

WhatsApp ndalon ‘screenshot’ për profilet: Si funksionon dhe çfarë ndryshon

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Mijëra punësime të reja e miliona investime në inteligjencë artificiale

Pacienti i parë në botë me çip në tru fiton “superfuqi”

iphone- telefon mobil

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

kompjuter

“Besimi te shkencëtarët”, studimi i shtrirë në 67 vende e rendit Shqipërinë të fundit

INFO

NA NDIQ