Ekzekutimi me kallashnikov tek rruga “C” në Prishtinë dhe tentimi për të fshehur gjurmët, çka dihet deri më tani për rastin

Picture of INA
INA

15/06/2023

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një i dyshuar ka vrarë një person me kallashnikov.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 20:00, te rruga C në Prishtinë.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”.

I dyshuari për rastin teksa arratiset nga policia, në ikje e sipër në rrugën A në kryeqytet, i ia ka vënë flakën veturës së tij të tipit BMW.
Në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.

Gazeta online Reporteri.net ka siguruar pamje nga rasti, ku shihet vetura e të dyshuarit e cila është djegur totalisht.

Sipas raportimeve në media, personi i vrarë mbërmë është B.D. I dyshuari ndodhet ende në arrati. /Reporteri.net/

TË FUNDIT
6 orë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
1 ditë
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
2 ditë
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
2 ditë
Kurti: SHBA - aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
1 ditë
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
6 orë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

LEXO MË SHUMË

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Lajcak

Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

KFOR KS

Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Hovenier

Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm

kurti liz allen alen

Kurti: SHBA – aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Elizabet Alen Liz Allen

Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

veriu policia manastir

Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

david kanin

Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja

INFO

NA NDIQ