Ekzekutohet një 47-vjeçar shqiptar në Brazil

0

Një shqiptar tjetër ekzekutohet në një prej vendeve të Amerikës Latine, kontinent i njohur për kultivimin dhe prodhimin e kokainës.

Pak ditë pas vrasjes së shqiptarit Adritik Tresa në Ekuador, një tjetër bashkëkombas yni është ekzekutuar, këtë herë në një vend tjetër të Amerikës Latine, në Brazil.

Sipas mediave braziliane është qëlluar me armë për vdekje shtetasi Ilir Zelka.

Zelka, 47-vjeç u ekzekutua ndërsa ishte ulur në restorant, në një rajon qendror të San Paolos.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në një hotel të një prej qyteteve më të mëdha braziliane, prej datës 20 nëntor. Nuk jepet motivi i vrasjes, pasi po kryhen hetimet lidhur me ngjarjen.

Policia ende nuk ka asnjë të arerstuar për vrasjen./a.m/NOA.al