Elezi: Radoiçiq ka hapur fabrikë monedhash false, arrestohen dy grupe në Kosovë

ina-online
ina-online

14/03/2024

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se Radoiçiçi po i bën një dëm të madh rajonit pasi ka hapur fabrikë për falsifikimin e monedhave e tashmë dy grupe kriminale që merren me këtë veprimtari janë identifikuar dhe arrestuar në Kosovë.

“Dua të përmend një informacion, Radoiçiçi qëndron pas një krimi shumë të madh që po i bëhet Europës sepse ka në posedim një fabrikë për prodhimin e monedhave false me çfarë e ka vërshuar së fundmi rajonin. Gjithashtu ai ka monedha false si të vogla edhe të mëdha në të gjithë Europën.

Ne për këtë kemi njoftuar edhe policinë e Kosovës, se Radoiçiçi ka në posedim një vend ku prodhon monedha të falsifikuara dhe të njëjtat së fundmi janë prezente në territorin e Republikës së Kosovës ka pasur dy grupe të arrestuara dhe janë sekuestruara qindra mijëra euro. Dua të përmend faktin se ai përpos që është një kriminel që dëmton qytetarët e Kosovës, dëmton gjithë rajonin e Europës me këto monedha false”,-tha Elezi./Bota Sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti taravari kasami mexhiti gashi

Albin Kurti deklarohet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

memli

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

rron gjinovci

Rron Gjinovci: Tash “gazetarët” i nxjerrin flokët e veta me këtë deklaratë të Albinit!

Albin Kurti

Cila është pasuria e kryeministrit Kurti, publikohen të dhënat

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

Policia-e-Kosoves-800x445

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Jankoviq i arrestuar nga Serbia

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

INFO

NA NDIQ