Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfete Ismaili sonte në emisionin debativ në prani edhe të analistëve Qenan Aliu e Faton Aliti, Klan Debat në Televizionin Klan ka deklaruar se në kohën kur Talat Xhaferi ishte ministër në kabinetin e tij ka patur vetëm një shqiptar në kabinet.
Në gjitha sektorët dhe në gjihë ministrinë e mbrojtjes ka rritje të përqindjes së shqitarëve krahas asaj që kishte në të kaluarën edhe kur me ministrinë e mbrojtjes udhëhiqnin kuadrot e BDI-së si Talat Xhaferi dhe Fatmir Besimi.
Ajo ka theksuar se për herë të parë që nga viti 1991, Maqedonia e Veriut ka arritur të ketë tre gjeneral shqiptarë në ushtrinë e saj.
Ismaili ka theksuar se ky zhvillim ka ndodhur përmes një procesi të rëndësishëm, i cili është mundësuar nga qeverisja.
Kjo ngjarje, sipas zëvendësministres, ka një domethënie të madhe për forcimin e kapaciteteve dhe aftësive ushtarake të RMV-së, duke treguar një nivel të ri të përgatitjes dhe angazhimit në fushën e mbrojtjes.