Elifi nuk u gjet kurrë!

Picture of INA
INA

06/08/2023

Urim SALIHU

Shtatë vite pas tragjedisë së Hasanbegut,e rikthej një fragment për Elifin e vogël që nuk u gjet kurrë.
Ajo mbeti pengu më i madh i atij apokalipsi.

Toka u tregua e egër.Janë shtatë vjet që ikën dhe nuk erdhi asnjë lajm, as një shenjë nuk u dha më për Elifin.E kërkuan gjithandej por shpresat për ta gjetur u tretën përgjithmonë.Vera e tragjedisë së madhe iku në Hasanbeg .Pastaj mes trishtimesh stinët tjera erdhën plot dëshpërim. Muaj më vonë ra një borë që mbuloi gjurmët e gjithçkaje.Vetëm gjurmët e ecjeve tona, e shpresave tona prej atë kohë rrijnë mbi atë bardhësi si jeta e saj e nisur dhe e mbaruar herët.Aty ishte dhe aty jo.Çdo gjë ngjan sikurse ” kurrë më, cdo gjë , do të mbetet e fshehtë. Tashme përgjithmonë.

Një copë e vogël e banimit të përhershëm është atje diku , në fshehtësi.Në një vend si të ishin fshehur sekretet e botës .Elifi që ka shpirtin në qiell dhe trupin e tretur në tokë, nuk do të rritet.Do mbetet një fëmijë i përjetshëm ,një kujtim i përhershëm dhe po aq i trishtë .

Ajo iku në fundin e verës në një ditë plot mistere.Paradite me një diell përvëlues ndërsa pasdite qielli u bë i errët si hija e vdekjes. Një vërshim i gushtit morri gjithçka mundi në Hasanbeg duke lënë pas shkatërrim,vdekje masive,pikëllim të përhershëm .Ajo ditë e zezë e 6 gushtit morri përgjithmonë edhe Elifin dhe babain e saj.Dy dashuri që u këputën në moshën më të mirë të jetës.Por nëse babai i Elifit prehet në varr, Elifi është akoma diku në fshehtësitë e tokës që u tregua kaq e egër për t’a shfaqur në sipërfaqe.Elifi po tretet diku në fshehtësi dhe Toka u tregua shumë e ashpër për ta treguar vendndidhjen e saj.Të paktën ta dinim se atje diku në Hasanbeg është një varr u vogël i një engjëlli që tragjedia nuk e la të rritet kurrë.Akoma më keq nuk e la të gjendet asnjëherë.

Në varrezat e Hasanbegut do mungojë përgjithmonë emri Elif

Elifi pasi të festonte ditëlindjen e parë, do niste rrugëtimin e saj fëmijërorë dhe gjëja tjetër që kishte për të bërë ishte të belbëzonte fjalën baba.Kjo për një prind është një zë i largët që vjen nga thellësitë e botës dhe dashurisë që nuk përshkruhet dot.
Kur një baba sheh si rriten fëmijët e tij, ai ndjen se ka gjërat më të cmuara .Të tjerat nuk i duhen.

Por stuhitë e gushtit ua këputën frymëmarrjet.Ikën që të dy.Të paktën babai i Elifit mes tragjedisë dhe ikjes ka një copë vend diku në varrezat e Hasanbegut.Në secilën festë të dashurit e tij do shkojnë t’a vizitojnë, do luten për të.Por Elifi i vogël jo vetëm që iku, por u tret përgjithmonë dhe aq më keq, nuk u gjet kurrë më .Një trup i vogël fëmije që është diku në misteret e Tokës që ka marrë me vete kaq shumë fëmijë, por të paktën diku në varreza shkruhen emrat e tyre.Elifi ka thuajse një vit që është diku Tokën e shkretë , por …

Do kalojnë të penduara stinët, por në rrëfimet e gjithë atyre që panë atë tragjedi të gushtit do përmendet emri i saj.

Elifi nuk u gjet kurrë!Përse kaq mizore është jeta.Përse ka gjithmonë një çast që t’i mer gjërat e shtrenjta dhe ti je i pafuqishëm për të bërë dicka .Ka një cast që me gjithë forcën e mizorisë ndalë frymëmarrjet e një fëmije ikja e së cilës dhemb .Midis këtij trishtimi e vetmja gjë lehtësuese është t’a gjesh trupin e vogël të një engjulli.T’a gjesh dhe ta dërgosh atje në varrezat e Hasanbegut pranë babait .Ti shohësh si prehen të qetë secilën stinë.Elifi nuk u gjet kurrë.Ajo u tret bashkë me shpresat e cdogjëje .Asnjë lajm akoma, vetëm netë të mbushura me dëshpërim të thellë.Vetëm imazhe të saj të pikturuara kudo.Imazhet e një fëmije që shfaqet kudo në mëngjese ankthesh dhe në mbrëmje dëshpërimesh.Elifi u shfaq dhe iku shpejt.Ajo ndodhet në parajsë, por pyetjet që të mbysin pandërprerë janë : sikur t’a gjenim trupin e saj dhe t’a dërgonim pranë babait të saj atje në varrezat e Hasanbegut?.Familja nuk din cilin të vajtojë më parë.Djalin që e humbi apo mbesën që e kërkon natë e ditë,prej vitesh parreshtur.

TË FUNDIT
8 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
8 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë
10 orë
Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme
10 orë
Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)
10 orë
Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

ME TE LEXUARA

19 orë
VLEN: BDI me xhepat plot, shet patriotizëm të rrejshëm, ja keqpërdorimet nga funksionarë dhe familjarë të kreut të BDI-së
12 orë
Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore
17 orë
Disa vjedhje në Çarshinë e Shkupit, hajni kapet nga kamerat!
10 orë
MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi
17 orë
Takim në Ministrinë e Shëndetësisë për zgjerim të Listës pozitive me medikamente inovative
10 orë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut
17 orë
Mickoski-Radev: Prioritet janë marrëdhëniet e mira fqinjësore

LEXO MË SHUMË

halil snopce

Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

IMG_4532

Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

haker-1

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

bilall kasami

Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

Eduard Zaloshnja

Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

arben taravari

Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

aksident serbi

MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

INFO

NA NDIQ