Pse e duan eliminimin e Kurtit? “Plani i vrasjes është zinxhiror” – Analistët dalin me emrat e atyre që duan vrasjen e kryeministrit!

ina-online
ina-online

1 Shtator, 2023

Shkruan: Nehat Shaqiri/Bota Sot

Ishte 22 korriku i vitit 2023, kur ushtruesi i detyrës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Klinaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Hagë do të duhej të ishin pjesëtarët e pushtuesit serbe, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar dhe, jo ata që luftuan për të çliruar vendin e tyre.

“Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë, përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë”, ka shtuar Klinaku.

Këtë vizitë e konfirmoi Klinaku edhe sonte në një debat televiziv, ku tregoi se kishte shkuar për të diskutuar me krerët e UÇK-së të burgosur atje një protestë kundër Qeverisë.

Rreth një muaj pas kësaj vizite të Klinakut në burgun e Gjykatës Speciale në Hagë, bëri një deklaratë skandaloze, të cilën në çdo debat televiziv e mbështet, dhe tregon çartë se është kundër Qeverisë dhe Albin Kurtit.

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ishte deklarata skandaloze e Klinakut, të cilën e mbështeti edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, e pas tij edhe një këngëtar nga Drenica, Nuredin Gashi i cili është përkrahës i flakët i Klinakut, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Sami Lushtakut.

Por, Gashi është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa Lushtaku e Klinakut vazhdojnë të mbesin të lirë për deklarata të njëjta.

Pas përkrahjes që po i bëhet Klinakut për deklaratën e tij, mund të supozohet, ose mund të bëjmë pyetje se a është i shtyrë nga dikush më i fuqishëm se ai, për të bërë deklaratë të tij, të përmend vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Miftari: Thaçi e Veseli nga Haga po ia luajnë lojën LVV-së

Në lidhje me këtë çështje, është deklaruar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thekson se, këto janë deklarata skandaloze të Klinakut, Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinajt.

“Me deklaratat skandaloze dhe shumë të ulëta nga etiketimet deri te kërcënimet me vrasje, të Ramush Haradinaj, Sami Lushtakut dhe Faton Klinakut, që në fakt OVL-në e kanë shndërruar në oponent politik të PDK-së, AAK-së dhe klub të veteranëve të rrejshëm politik, prandaj me këtë duhet të merren prokurorët e shtetit, por kur e dimë mirë se si gjyqtarët, si prokurorët vijnë nga akademia e Prontos, atëherë nuk pritet asgjë sa i përkët zbatimit të ligjit”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari thotë se këto kërcënime duhet me i marr seriozisht.

“Kërcënimet e Haradinajt dhe Lushtakut duhet me i marr më seriozisht, pasi edhe nëse tani arrin të vrasin ndonjë shtetas të Kosovës nuk do t’i kanë vrasjet e para të shqiptarëve, pasi që, vrasje rreth tyre kanë ndodh edhe më herët, por deklarata e Fatonit i cili nuk ka as histori të vrasjeve të shqiptarëve nuk çon shumë peshë, thuhet se ‘turri i miut zgjatë deri të kashta dhe ndalet’. Por, si duket Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kanë vendosë nga burgu i Hagës, ku nuk i kanë punët mirë, dhe kanë vendosur me ia luajt lojën LVV-së sikurse ia lujtën lojët edhe gjatë luftës LDK-së. Edhe sulmi fizik në Parlament i bërë nga deputeti Lushtaku, ishte skenar që lidhet me kërcënimet e fundit”, thotë Miftari.

Sipas tij, opozita e Kosovës e di mirë se LVV-ja së paku edhe dy parë zgjedhje të lira do t’i fiton.

“Ata nuk e kanë më Valdete Dakën në KQZ, prandaj kur kanë mbetur jashtë Qeverisë, larg tenderave, larg dallavereve dhe korrupsionit, normal që janë çartur se iu ka tha fyti bossave, pasi këta ishin në pushtet që së paku çdo javë i kanë marr nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar mbi 100-120 milionë euro para të thata pa tatim nga hajnia e bërë deri më tani. Por qeveria e Kosovës, duhet me vazhdu me çdo çmim pastrimin e policisë, gjyqësisë, prokurorisë, AKI-së… nga dora e krimit të organizuar dhe dora e oligarkëve të korrupsionit, nga dora e politikanëve të korruptuar nga klanet e PDK-së, LDK-së, AAK-së. Prandaj, në Kosovë duhet me sundu vetëm ligji i barabartë për të gjithë njëjtë, pa marrë parasysh se si quhen dhe njerëz të kujt janë”, përfundon Naim Miftari.

Pse duan eliminimin e Kurtit?

Ndërsa, profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi thekson se, kërcënimet e fundit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të eliminuar fizikisht janë ogure të rrezikshme jo vetëm për vetë Kurtin e familjen e tij, por edhe për Kosovën dhe për gjithë shqiptarët anembanë botës.

“Bandat elitare politike të Serbisë, Vuçiqi, Daçiqi e Brnabiqi duke parë se kryeministri i Kosovës, Kurti politikisht është i pathyeshëm në mbrojtje të kushtetutes së Kosovës dhe tani Millosheviqët e vegjël serbë mundohen me anë të kuislingëve të partive opozitare dhe kryetarit të shoqatës së OVL-së, veteranëve të UÇK-se, Faton Klinakut, të frikësojnë e kërcënojnë pse jo edhe të eliminojnë fizikisht Albin Kurtin”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, pasi Vuçiqi deri më tani politikisht nuk mund t’i bëjë gjë Kurtit, është lidhur në koalicion me elitën korruptive të Kosovës, me partitë opozitare dhe OVL-në për ta frikësuar Kurtin me vrasje.

“Nëse gazetari i nderuar Nefail Maliqi në Bled të Sllovenisë nga delegacioni serb ka dëgjuar fjalët: “samo metak zaustavlja Albin Kurti) – “vetëm plumbi e ndal Albin Kurtin”, nëse kryetari i Veteraneve të Luftës (OVL), Faton Klinaku, të njëjtat fjalë kërcënuese e vrastare serbe i thotë ndaj kryeministrit të Kosovës dhe se me fjalët kërcënuese të Klinakut ndaj Kurtit pajtohet dhe Sami Lushtaku, kjo tregon se plani i vrasjes së Kurtit është zinxhiror që nga Vuçiqi, Daçiqi, Bernabiqi, nga krerët e UÇK-së ne Hagë deri te kryetari i OVL-së Klinaku dhe partitë opozitare”, shton tutje ai.

Mehazi pohon se, gjithë ky sulm kriminal bëhet vetëm për shkak frikës ndaj Kurtit i cili fuqishëm lufton zhvatjen e shtetit pikërisht nga këta persona të korruptuar.

“Po të pyesim se pse Klinaku, Haradinaj, Sami Lushtaku i kërcënohen Albin Kurtit me vrasje?, a mos ka tradhtuar Kosovën?, jo, a mos kryeministri i Kosovës është kapur në flagrancë korruptive, jo. A mos Kurti një pjesë të tokës së Kosovës ia ka shitur Malit të Zi?, jo. A mos Kurti ka shitur veriun e Kosovës me Asociacionet autonome serbe?, jo. A mos Kurti për qejfin e Vuçiqit lufton për ndryshime të kufijve me Serbinë?, jo. A mos Kurti krijoi Gjyqin Special të Hagës për t’u burgosur krerët e UÇK-se?, jo. Atëherë të gjitha këto kërcënime ndaj Kurtit vijnë për shkak se kryeministri i Kosovës këtyre zotërinjve vrasës ua ka ndalur taxhitë korruptive për t’u pasuruar vetë e për të zhvatur Kosovën. Mos vallë vazhdon tradita e vrasjes së Hasan Prishtinës me vrasjen e Kurtin nga vëllezërit e vetë shqiptarë…???”, përfundon prefesori Sulejman Mehazi./Bota Sot

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti1

Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Ursula von der Leyen

Sot Parlamenti Evropian diskuton për situatën në veri

banjske dhenderri serb

Dhëndri serb i shqiptarëve: Nuk kam frikë nga Policia e Kosovës, jemi bërë miq (VIDEO)

baza ushtarake serbe

Kjo është baza e re ushtarake serbe që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Kosovën (FOTO)

Kudusi Lame

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Gjermania “thirrje urgjente” Beogradit të ulë numrin e trupave në kufi

vucic-1

Plani mizor i Vuçiqit, gjenerali shqiptaro-amerikan zbardh prapaskenat: Planifikon rrëmbimin e policëve të Kosovës!

Canak

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

INFO

NA NDIQ