Elmi Aziri: Energjitë e egra nuk arritën t’a mposhtin vullnetin për ndryshim

0

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, thotë se bashkë me partnerin e koalicionit, partinë Alternativa zhvilluan një fushatë aktive progresive përballë siç thotë ai opsioneve sterile mashtruese. Haziri thekosn më tej se energjitë e egra duke aluduar në BDI-në u vërsulën mbi vullnetin e shqiptarëve por siç vë theksin ai, kjo energji nuk arriti t’a mposht dëshirën për ndryshim,
informon INA.
Më tej tej postimi i plotë i Elmi Hazirit ne faqen e tij në Facebook.

“Të nderuar bashkëkombas dhe aktivistë të koalicionit “Tash është Koha”.

Zhvilluam një fushatë intenzive e progresive duke promovuar vlera njerzore e program cilësor përballë opsioneve sterile e mashtruese që nuk ofrojnë zgjidhje.

Energjitë e egra u vërsulën mbi vullnetin e shqiptarëve por nuk arritën ta thyejnë atë sepse dëshira për ndryshim e demokraci u dëshmua.

Fitues të këtyre zgjdhjeve janë qindra e mijëra aktivistë të koalicionit Tash është Koha të cilët nuk kursyen asgjë dhe mbi supet e tyre bartën peshën e ndryshimit!
Me përulësi e sinqeritet ju them Faleminderit. Mandatet janë tuajat. Jemi krenarë me ju dhe do të jemi bashkë për ta forcuar atë sepse shqiptarët kanë nevojë. Ju dëshmuat se Tash është Koha ndërsa ne së bashku do ta bëjmë realitet!

Zoti ju bekoftë!