Miliarderi Elon Musk ka thyer një rekord të ri.
Themeluesi i Tesla-s dhe pronari i Twitter-it është bërë personi i parë në histori që ka humbur 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Humbja prej shumë miliardë dollarësh vjen pasi Musk, 51 vjeç, në vitin 2021 u bë personi i dytë që grumbulloi një pasuri më shumë se 200 miliardë dollarë, pas themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.
Musk, vlera neto e të cilit arriti kulmin në nëntor 2021 në 340 miliardë dollarë, ka parë pasurinë e tij të bjerë në 137 milionë dollarë pasi aksionet e Tesla kanë rënë me 65% vitin e kaluar.