Elon Musk: Po largohem nga administrata e Trump

Picture of Ina Online
Ina Online

29/05/2025

Miliarderi Elon Musk ka njoftuar largimin e tij nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, ku drejtonte Zyrën për Efiçiencë të Qeverisë – një strukturë e re e njohur me akronimin DOGE (Department of Government Efficiency).

Në një postim në platformën e tij X, Musk falënderoi Trumpin për mundësinë e dhënë për të udhëhequr këtë zyrë, e cila kishte për qëllim uljen e shpenzimeve qeveritare. Gjatë mandatit të tij, mijëra punonjës federalë u shkarkuan apo u ridestinuan në emër të reformës së efiçiencës.

Sipas BBC-së, Shtëpia e Bardhë ka nisur zyrtarisht procedurat për largimin e Musk nga pozita e “zyrtarit të veçantë qeveritar”, status që i mundësonte të kryente detyra federale për një periudhë të kufizuar – deri në 130 ditë në vit.

Edhe pse pozicioni i tij ishte i përkohshëm, momenti i dorëheqjes ka tërhequr vëmendje, pasi vjen vetëm një ditë pasi Musk kritikoi publikisht një projektligj të madh të administratës Trump.

“Me përfundimin e mandatit tim si zyrtar i posaçëm, dua të falënderoj presidentin Trump për mundësinë që më dha për të luftuar kundër shpenzimeve të pakontrolluara,” shkroi Musk.

Ai shtoi se “misioni i DOGE vetëm sa do të forcohet me kalimin e kohës, duke u kthyer në një mënyrë jetese për tërë qeverinë.”(INA)

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË