Elon Musk testoi Volkswagen-in elektrik (VIDEO)

0

Gjatë një vizite në Gjermani, Elon Musk u takua me udhëheqësin e Volkswagen dhe testoi makinën e tyre elektrike.

Elon Musk kohët e fundit vizitoi një fabrikë në Berlin dhe më pas u ndesh ballë për ballë me rivalin e tij kryesor, Herbert Diess. Ai u takua me udhëheqësin e Volkswagen në një aeroport të vogël në Brunswick dhe takimi zgjati rreth dy orë, raporton Automotive News Europe, transmeton Telegrafi.

Me atë rast, Musk voziti VW iD.3, e cila është makina elektrike më e forta e Volkswagen dhe kështu rivalja më e madhe e modelit më të lirë të Tesla-s, Model 3.

Elon Musk ishte i interesuar në kapacitetin e baterisë dhe teknologjinë e integruar, dhe vlerësoi ndjesinë e timonit kur testoi automjetin. Musk gjithashtu kishte mundësinë të provonte ID.4, një model që së shpejti do të dalë në treg.