​Elshani: Jemi të përgatitur për çfarëdo situate në veri

Picture of ina-online
ina-online

28/09/2023

Pas zhbllokimit të rrugës që çon për në Banjskë të Zveçanit, gjendja në këtë fshat është e qetë.

Megjithatë, Policia e Kosovës mbetet përgatitur për çfarëdo situate që ndodhë në veri të vendit.

Pjesëtarët e policisë, të cilët vërehen në numër më të shtuar, janë pozicionuar nëpër lokacione të ndryshme, ku përveç kujdesit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, po vazhdojnë bastisjen e zonës, ku gjatë tri ditëve të fundit nxorën arsenal të madh armësh prej grupit terrorist nga Serbia.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur për KosovaPress se situata në këtë pjesë të vendit është e qetë dhe se Njësitet policore, duke përfshirë edhe Njësitin K-9, janë duke vazhduar gjurmimet në zonat e caktuara, ndonëse siç u shpreh ai, deri tani nuk është gjetur ndonjë gjë.

Nënkoloneli Elshani potencoi se pjesëtarët e Policisë janë të përgatitur për çfarëdo situate që ndodhë.

“Situata e sigurisë këtu është e qetë, nuk ka ndonjë problem. .. Ne kemi kontrolluar shumicën e zonës, ku kohë pas kohe sjellim njësitë e specializuara siç shihet njësiti K-9 me qen, të cilët janë duke verifikuar komplet zonën… Sot jo (nuk është gjetur asgjë)… Kemi shumë policë sot këtu, jemi duke bërë kërkimin përsëri në disa zona të caktuara, situata është e qetë, mirëpo jemi të përgatitur për çfarëdo situate që ndodhë… Deri tani nuk kemi gjetur diçka, kemi kërkuar goxha mirë “, ka thënë Elshani.

Në anën tjetër, banorët e këtushëm ndihen të frikësuar pas krejt asaj që ka ndodhur këtu, ndërsa nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Prezenca e nënkryetarit të Listës serbe, Millan Radojçiqit dhe grupit të tij në sulmin terrorist që ndodhi të dielën në Banjskë, kanë lënë shumë gjurmë në këtë fshat, ku ende shihen kamionë të demoluar, arka të municioneve e gëzhoja plumbash të kalibrave të ndryshme nëpër rrugë, si dhe mbeturina të ushqimeve në objektet përcjellëse të manastirit, ku ata qëndruan atë ditë.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur dy të tjerë.

TË FUNDIT
11 orë
Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas
11 orë
Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës
1 ditë
Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë
1 ditë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
1 ditë
Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram begaj

Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

spanja kosova

Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

wesley clarck vesli klark

Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

muharrem maralusha

Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)

bajram begaj

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

Lajcak

Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KFOR KS

Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kurti Mark Rutte

Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

INFO

NA NDIQ