Elshani: Nuk kishim qëllim me i vra 30 vetë, por ta lironim vendin prej grupeve të organizuara kriminale

Picture of INA
INA

27/09/2023

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka folur sot nga Banjska e Zveçanit, shkruan Express. Ai tha se hetimet nuk do të përfundojnë edhe për një kohë të gjatë, mirëpo shtoi se bastisjet nëpër zonën e banimit kanë përfunduar.

“Hetimet nuk kanë me përfundu edhe një kohë të gjatë sepse edhe për neve është interesant me e ditë se pse u zgjedh ky vend në këtë formë dhe çka ka qenë qëllimi i këtyre njëerëzve të armatosur. Banjska është një fshat i qetë, i mirë, njerëzit janë të qetë. Bastisjet, kontrolli, në zonën e banimit ka përfunduar, kemi bërë një kontroll goxha të mirë edhe rreth malit”, tha ai.

“Kemi komunikim shumë të mirë me KFOR’in. Kemi marrë mësim shumë nga kjo.”

Elshani tha se qëllimi i Policisë ka qenë që ta lirojnë Banjskën nga grupet e organizuara kriminale dhe jo t’i vrasin 30 njerëz.

“Nuk kemi pasur qëllim me i vra 30 vetë në asnjë moment, nuk kemi pasë qëllim me vra asnjë. Qëllimi jonë është me marrë territorin tonë, me e liru këtë vend prej grupeve të organizuara kriminale. Nëse ka pasë viktima e të lënduar, kanë qenë pjesë të procesit. Nuk ka pasur dëme kolaterale”, tha ai.

Elshani tha se “banorët kanë qenë shumë të mirë” dhe se kanë pasur bashkëpunim të mirë me ta.

Ai deklaroi se armatim ka pasur “gjithkah”.

“Armatim ka pasur gjithkah, jo në shtëpitë private, por jashtë. Nuk po dua të lëshohem në deklarata. Kemi hyrë nëpër shtëpi për të parë nëse ka pasur gjuajtje, më së shumti gjuajtje ka pasur rreth shtëpive. Ka pasur gjithkah.”

Elshani u pyet nëse kanë gjetur prova për praninë e Milan Radojiçiq në manastir, po tha se nuk mund të “thotë asgjë”. 

TË FUNDIT
50 minuta
A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci
3 orë
Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit
4 orë
Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit
6 orë
A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: S’e dimë të gjithë të vërtetën, të presim
19 orë
Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës

ME TE LEXUARA

1 ditë
Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës
1 ditë
Kurti: Mos ta heroizojmë Faton Hajrizin, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku
19 orë
Gërvalla vjen me një lajm të mirë për mërgimtarët

LEXO MË SHUMË

IMG_4698

A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci

faton hajrizi

Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit

arrest ushtar blerim ramadani

Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit

faton hajrizi

A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: S’e dimë të gjithë të vërtetën, të presim

Radojcic vilat pasuria

Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës

Donika Gervalla

Gërvalla vjen me një lajm të mirë për mërgimtarët

kurti mediat

Kurti: Mos ta heroizojmë Faton Hajrizin, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku

IMG_4667

Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës

tv-media-radiodifuzion

Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi

INFO

NA NDIQ