Elton Ilirjani paralajmëron rikthimin e Parashqevi Simakut me një videoklip të ri

Picture of Ina Online
Ina Online

11/03/2025

Biznesmeni, Elton Ilirjani, ka bërë një njoftim të shumëpritur për adhuruesit e muzikës shqiptare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai zbuloi se këngëtarja legjendare Parashqevi Simaku ka xhiruar një videoklip të ri në New York City.

Në InstaStory, Ilirjani shkroi: “Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”.

Ky lajm ka entuziazmuar të gjithë fansat e saj, të cilët janë rritur me këngët dhe zërin e saj të veçantë.

Pas një periudhe të gjatë larg skenës, Parashqevi rikthehet me një projekt muzikor që pritet të jetë një emocion i veçantë për publikun.

Ajo ka kaluar një histori të ndjeshme dhe sfiduese në rrugët e New York-ut, por tashmë ka marrë veten dhe është gati të shkëlqejë sërish.

Simaku, një yll i padiskutueshëm i muzikës shqiptare, mbetet një ikonë, dhe rikthimi i saj premton të jetë një moment historik për artin dhe muzikën shqiptare.

Fansat tashmë po presin me padurim publikimin e videoklipit të saj të ri, që do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj të ndritur.

TË FUNDIT

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

E ardhmja e Ancelottit në Real Madrid varet nga një kusht

Goditën brutalisht Klea Prengën, Prokuroria kërkon 3 vite burg për motrat Berisha

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është plagosur nga sulmi në Gaza

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË