Ëmbla ka qenë e diskriminuar, konstaton Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/03/2022

Qytetarët më së shumti ankoheshin për diskriminim në vendin e punës, veçanërisht në arsim dhe përkatësi politike.

Ëmbla e vogël nga Gostivari, një vajzë me sindromën Down, e cila ishte penguar të vijojë mësimin e rregullt në një klasë, është diskriminuar, ka konstatuar Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni ka hapur rast për Ëmbla Ademin më 3 shkurt. Anëtarët e Komisionit, për një periudhë dy javore, dëgjuan të gjithë palët e interesuara prindërit e Ëmblës, mësuesit dhe psikologun e shkollës, mjekun e Ëmblës, por edhe prindërit e fëmijëve të tjerë të klasës, të cilët kundërshtuan që Ëmbla të vijonte mësimet e rregullta me shokët e klasës, duke deklaruar se ajo kishte sjellje agresive dhe i trembte fëmijët e tjerë në klasë.

Kryetari i Komisionit, Kire Vasilev, i pyetur nga “Nova” tha se në rastin konkret pas bisedimeve është konstatuar diskriminim dhe janë dhënë rekomandime.

“Tani ajo që duhet të bëjmë është të monitorojmë nëse rekomandimet e dhëna shkollës dhe vetëqeverisjes lokale janë zbatuar. Nëse nuk zbatohen, do të duhet të iniciojmë procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente”, thotë Vasilev.

Babai i Ëmblës, Ilir Ademi, për “Nova” tha se janë në komunikim të vazhdueshëm si me Komisionin për Mbrojtje dhe Parandalimin e Diskriminimit ashtu edhe me Avokatin e Popullit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

INFO

NA NDIQ