Emërimet e drejtorëve nga BDI, ASH: Nepotizëm e hajni

0

Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes një komunikate ka reaguar lidhur me përzgjedhjet e BDI-së për postet e drejtorëve dhe funksionarëve të tjerë qeveritar, duke theksuar se kjo parti po hyn në dekadën e tretë të Qeverisjes duke e pasur të humbur sensin dhe ndjenjat politike të funksionimit.

“Është shndërruar në kompani private dhe pronë e lidershipit për të emëruar funksionar kusar politik, për të vjedhur e për tu pasuruar pa fund, nga buxheti i shtetit dhe nga taksapaguesit e RMV, dhe për mos t`u përgjigjur asnjëherë për korrupsionin dhe keqpërdorimet e detyrave zyrtare te funksionareve te tyre”, thekson ASH.

Më tej nëvizohet se “Ejup Rustemi qe pritet të jetë Drejtor i Rrugëve të Maqedonisë, i cili vjen në këtë pozite nga Drejtori Gjeneral i Postave te Maqedonisë, pas dy mandateve te deputetit, është shembulli më i keq i BDI-së qe tregon se kjo parti dallon pak nga partitë komuniste që karakterizohen me kuadro të përjetshëm”.

“Ky drejtor dështak i Postave të Maqedonisë, shtrohet pyetja me çfarë merite e fitoi pozitën E drejtorit te Rrugëve të Maqedonisë?

Po propozimi i Jeton Akikit Drejtori i AEK-ut përndryshe dhëndri i Nevzat Bejtës në ç’mënyre e meritoj këtë pozitë, përveç se është dhëndri i Nevzat Bejtës të cilën partinë e tyre e kanë shndërruar në dinasti për familjarët e tyre? – shtrojnë pyetjen nga ASH-ja.

Po vëllezërit Besimi? Njëri drejtor i përjetshëm i Spitalit të Tetovës dhe tjetri Ministër i të gjitha Ministrive të vendit dhe në fund Ministër i Financave? Çfarë subjekti politik mund të jetë BDI kur veprimtarinë e saj politike e mbështet mbi nepotizmi klasik, duke i pamundësuar kuadrot e rijnë të zhvillohen politikisht? A nuk ka përplasje të interesave ku duhet komisioni për antikorrupsion të reagojë? – thuhet në reagimin e ASH-së.

Kjo parti kërkon përgjigje konkrete nga Komisioni për Anti korrupsion por edhe nga zv. Kryeministri Ljupco Nikolovski i angazhuar për luftën kundër korrupsionit përgjigje konkrete për siç thuhet kuadrot e BDI se a pajtohet me nepotizmin kadrovik të BDI-së për të ushtruar pozita të larta shtetërore, dhe а janë këta kuadrot profesional qe Kryeministri Zaev vazhdimisht paralajmëronte se institucionet shtetërorë do ti udhëheqin kuadro të aftë e të dëshmuar!- thuhet në reagimin e ASH-së. (INA)