Emërohet drejtori i ri i burgut të Idrizovës

Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar drejtorin aktual të burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi. Ai në detyrë ishte si anëtar i partisë Alternativa, e cila u bë pjesë e Qeverisë.

Qeveria nuk tha pse u pushua nga puna dhe nëse kjo kishte të bënte me bastisjet e fundit të policisë në burg, por jozyrtarisht mësohet se njëra ndër arsyet është pikërisht bastisja që policia bëri javë më parë në Idrizovë, ku janë gjetur gjësende të ndryshme të ndaluara.

Por, Qeveria sipas njoftimeve menjëherë ka emëruar drejtorin e ri që është kuadër nga Alternativa. Bëhet fjalë për Shpend Tairin.(INA)