Komuna e Tetovës ka nisur procesin për emërtimin dhe ndryshimin e emrave të rrugës, me çka është formuar një komision për të punuar rreth këtij projekti. Megjithatë çështja ka nisur të politizohet përmes këshilltarëve të komunës e deri te kryetarët e partive.
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami kërkon që kjo nismë te mos politizohet dhe të mos pengohet, pasi siç shtoi në komision të gjitha partitë kanë përfaqësues.
Ndryshe, në Tetovë nga 297 rrugë, vetëm 81 kanë emra me çka vështirësohet komunikimi dhe funksionimi.