Emigranti shqiptar humb jetën nga një aksident në Greqi

Një 37-vjeçar i cili po lëvizte me një makinë përplasi në rrethana ende të paqarta shqiptarin me motoçikletë – raportojnë mediat helene.

Të dy personat, si drejtuesi i mjetit edhe ai i motoçikletës ishin duke lëvizur në drejtim të Volosit.

Si pasojë, shqiptari 58 vjeçar humbi jetën, ndërsa drejtuesi i makinës u arrestua.

Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.