Eminemi në lidhje dashurie me një shqiptare?

Picture of Ina Online
Ina Online

18/10/2025

Po raportohet se reperi i njohur Eminem, është në lidhje të re romantike me stilisten e njohur të flokëve, Katrina Malota.

Sipas TMZ, Malota aktualisht jeton në Michigan, por mediat lokale kanë raportuar se origjina e saj është shqiptare.

Burime të afërta me artistin, kanë thënë për TMZ-në, se Malota ka punuar me Eminemin prej vitesh, duke u kujdesur për flokët dhe pamjen e tij në videoklipe muzikore dhe sesione fotografish.

Kur nuk është me krijuesin e hititit të mirënjohur “Lose Yourself”, ajo punon si parukiere në një sallon në Birmingham, Michigan.

Nuk dihet ende sa kohë kanë që janë bashkë.

Në faqen e saj zyrtare, Malota tregon se ka punuar edhe me emra të njohur të industrisë së showbizit, si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.

Ndërsa në profilin e saj në rrjetin social Facebook thuhet se ajo është nga Motor City (Detroit), një gjë që e ka të përbashkët me reperin e “8 Mile”.

TMZ shkruan se kanë kontaktuar si me Malotan ashtu edhe me përfaqësuesin e Eminemit, por “deri tani nuk ka pasur përgjigje”.

Ylli ka qenë më parë i martuar me Kim Scott, me të cilën është martuar e divorcuar dy herë, ndërkohë që bashkë kanë tre fëmijë.

Marke

TË FUNDIT

VLEN konfirmon: Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Taravari: Emërimet e kryetarëve ushtrues detyre shkelin vullnetin e qytetarëve!

Armando Broja ka humbur sensin e lojës, edhe 25 minuta të tjera të çuara dëm

“Vizitë historike”, Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa mbërrin në SHBA

Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË