Aktivistja e shoqërisë civile, Emira Selimi ka theksuar. se në këto zgjedhje lokale shqiptarët kanë arritur që të fitojnë një vend në këshillin komunal të Manastirit. Sipas saj fituese është Valdeta Musai Fejzulovska nga AKI.
“Manastiri 🤍
Të gjithë gëzohen për komunat me shumicë shqiptare, por për Manastirin pak kush interesohet, sepse këtu nuk kanë interes votash. Dyfytyrësi e pastër.
Shqiptarët e qytetit të Manastirit arritën të nxjerrin një këshilltare , Valdeta Musai Fejzulovska. Ky është një hap i madh përfaqësimi dhe shpresë për të ardhmen tonë në këtë qytet historik. Kjo është vetëm fillimi! Kryesorja është se tani kemi një zë në komunë, dhe këto ulëse do të shtohen me kohë. Dhe për këtë të jeni të sigurtë, e urojmë të keni jetën e gjatë e ta shikoni. Shqiptarët në Manastir, nuk janë vetëm. Urime Valdeta! Jemi të lumtur për ty dhe të urojmë suksese! Na përfaqëso me dinjitet dhe forcë.🙏🇦🇱”, shkroi Emira Selimi. (INA)