Emisari britanik për Ballkanin sot në Shkup

Picture of designer@fetishimedia.ch

31/01/2022

Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach sot pritet të arrijë për një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesi special Sir Stuart Peach gjatë vizitës së tij do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do të ketë takime të veçanta me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani dhe ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach, tani si përfaqësues special i kryeministrit Boris Johnson, në vendin tonë do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski, përcjell INA.

Emisari britanik me bashkëbiseduesit do të bisedojë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të forta dypalëshe midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë dhe përkushtimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit të tij të punës në Shkup, Sir Stuart Peach do të takohet edhe me përfaqësues të opozitës dhe disa nga organizatat rinore të vendit. Ai më pas do të vazhdoj turneun e tij në Bullgari.

Kush është Stuart Peach?

Sir Stuart Peach është një oficer me përvojë i inteligjencës ajrore, i cili është ngritur në krye të Ushtrisë Britanike dhe më pas në NATO. Ai ishte i lidhur me Ballkanin vetëm nga komanda e operacioneve ajrore të KFOR-it, një veteran i njohur i shumë fushave të betejës – nga Afganistani dhe Iraku deri në Libi. Ai ishte kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s deri në gusht të këtij viti. (INA)

TË FUNDIT

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni

Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

Haradinaj: Sjellja e Vetëvendosjes është rrëshqitje drejt një “grusht shteti”

ME TE LEXUARA

1
Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit
1
Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...
1
283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni
1
Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni
1
Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

LEXO MË SHUMË