Emma Bonino mbështet fuqishëm Muharrem Salihun – Marco në garën për Parlamentin Evropian

Picture of ina-online
ina-online

11/05/2024

Sot në Romë, Muharrem Salihu, kandidat për eurodeputet në Parlamentin Evropian,
ishte së bashku me mikeshën e tij Emma Bonino një kampione e kahershme e të drejtave të njeriut dhe barazisë në Evropë.
Në një deklaratë për media Bonino theksoi mbështetjen e saj të palëkundshme ndaj shqiptarve sot edhe ashtu siç ka qenë në momentet më të vështira.

Ajo deklaroi, “Një Evropë e plotë është
ajo që përfshin shqiptarët, dh shqiptarët duhët të kënë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin Evropian.”

Salihu në krahun e Emmës Bonino, theksoi rëndësinë kritike të pjesëmarrjes shqiptare në zgjedhjet evropiane të ardhshme.

Ai theksoi rëndësinë e zërit shqiptar brenda koalicionit Bashkimi i Shteteve të Evropës, duke thirrur për bashkëpunim dhe progres.
”Është thelbësore që komuniteti ynë shqiptar të votojë koalicionin Stati Uniti di Europa në këto zgjedhje dhe të bashkohemi të gjithë për progres! Zëri Ynë, zëri i shqiptareve duhet të dëgjohet në Evropë”.

Muharrem Salihu është një sipërmarës i dedikuar ndaj kauzave shqipëtare.

Jeton në Itali prej mbi 30 vite dhe ka përjetuar nga afër vështirësitë e diskriminimit, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin evropian si Italia. Beson fuqishëm në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën, për të siguruar prosperitet, zhvillim ekonomik dhe demokraci. Angazhohet të sjell zërin e minoriteteve në Evropë me synimin për të adresuar padrejtësitë e kësaj shoqërie, për të reduktuar diskriminimin dhe pabarazitë socio-ekonomike.

Emma Bonino është një figurë e njohur në politikën evropiane, e nderuar për përpjekjet e saj të palodhura në avancimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe drejtësisë sociale. Me një karrierë të
dalluar që shtrihet në dekada, Bonino vazhdon të jetë një zë udhëheqës për ndryshime pozitive, në Itali dhe në të gjithë Bashkimi Evropian.(INA)

TË FUNDIT
1 ditë
Muhameri nga Haraçina ja dorëzoi flamurin kandidatit shqiptar për eurodeputet
2 ditë
Studim: Shqiptarët e Kosovës kanë më pak gjasa të marrin pasaportë zvicerane për shkak të rregullave të reja
2 ditë
Për tre muaj, 483 shtetas të Maqedonisë janë dëbuar nga Gjermania
3 ditë
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut më të deportuarit nga Gjermania
3 ditë
Senati dhe Parlamenti i shtetit të New York në këmbë për shkollat “Alba Life”

ME TE LEXUARA

1 ditë
Muhameri nga Haraçina ja dorëzoi flamurin kandidatit shqiptar për eurodeputet

LEXO MË SHUMË

muharrem saliu de biasi

Muhameri nga Haraçina ja dorëzoi flamurin kandidatit shqiptar për eurodeputet

pasaport-zvicerane

Studim: Shqiptarët e Kosovës kanë më pak gjasa të marrin pasaportë zvicerane për shkak të rregullave të reja

gjermania-780x470

Për tre muaj, 483 shtetas të Maqedonisë janë dëbuar nga Gjermania

policia gjermane gjermani

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut më të deportuarit nga Gjermania

shkolla-nxenes-klasa

Senati dhe Parlamenti i shtetit të New York në këmbë për shkollat “Alba Life”

muharrem salihu

Kandidati shqiptar për eurodeputet, Salihu: Duhet dialog me arbëreshët e rinj

muharrem salihu

Muharrem Saliu, shqiptari i parë që kandidon për eurodeputet: Më duhen 30 mijë vota!

muharrem saliu

Saliu: do lobojmë për votën e diasporës, celjen e konsullatave dhe kurseve të shqipes në gjithë territorin!

kombetarja

Ethet e Europianit sa vjen e po shtohen, fanelat më kërkuara janë nga Zvicra dhe Shqipëria

INFO

NA NDIQ