EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve

INA
INA

30 Maj, 2023

Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë drejt daljes në pension.

Në presidencë gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë lista me propozimet e grupit të parë të ambasadorëve të rinj.

As qeveria dhe as presidenca nuk pranuan të komentojnë emrat e ambasadorëve të rinj, pas një kërkesë nga Top Channel.

Por një prej deputetëve anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në dijeni të propozimeve tregoi se Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analisti Mustafa Nano i cili me parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

Ish nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vienë pritet ta drejtojë ish deputeti socialist Fate Velaj.

Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Mbetet e paqartë nëse emri i tij është në listën e parë që pritet të mbërrijë në presidencë.

Procesi emërimit të ambasadorëve të rinj nis me propozimet e Ministrisë të Europës dhe Punëve të Jashtme, të cilat marrin aprovimit të kryeministrit i cili ia dërgon kuvendit.

Të gjithë të propozuarit për ambasador zhvillojnë dëgjesa në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme. Pas miratimit nga ky komision, i vjen radha dekretimit nga presidenti Bajram Begaj.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

rinas aeroporti nene tereza

Aeroporti “Nënë Tereza” shifra rekorde, 5.2 milionë udhëtarë nga fillimi i vitit

ditmir bushati

Bushati: Shqipërisë nuk i takon t’i shkelë syrin Serbisë! Përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare

Edi Rama

Rama: Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufi

durres-plazh-bregdet

Bumi turistik dështon të sjellë bum ekonomik

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

edi rama

Rama në Berlin: Shqipëria, 100% jashtë ndikimit rus

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

edi rama

Rama shprehet i shqetësuar për situaten në veri të Kosovës

INFO

NA NDIQ