Emre Can ka paralajmëruar se është në kontakt me klube të ndryshme në lidhje me largimin nga Reds.
Emre Can ka mohuar spekulimet se ka arritur marrëveshje me Juventusin.
Mesfushori i Liverpoolit ka paralajmëruar se është në kontakt me klube të ndryshme në lidhje me largimin nga Reds.
Can ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij dhe pritet të largohet nga Anfield, pas përfundimit të këtij sezoni.
“Nuk kam nënshkruar me askënd, jam duke biseduar me të gjithë, edhe me Liverpoolin”, u shpreh Can, përcjell “lajmi.net”.
“Për të tjerat mendon menaxheri im, unë jam i përqendruar në fushë, do ta jap maksimumin”, theksoi ai. /Lajmi.net/