Emri i ri i Maqedonisë, Rama-Bushati përshëndesin arritjen e marrëveshjes

0

Entuziazmin për arritjen e një marrëveshjes mes Tsipras dhe Zaev për emrin e ri të Maqedonisë nuk e ka fshehur as ministri jonë i Jashtëm, Ditmirt Bushati.

Ai ka përshëndetur dy vendet fqinje për zgjidhjen e këtij ngërçi historik dhe thekson se kjo marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë “hap rrugën integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi por për gjithë rajonin”.

“Urime fqinjëve dhe miqëve tanë që përparuan duke arritur marrëveshjen mbi çështjen e emrit. Pavarësisht gjithë veçantive, diplomacia funksionin”, shkruan Bushati në Twitter.

Edhe kryeministri Edi Rama ka vlerësuar maksimalisht arritjen e marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, duke thënë se “sot Ballkani është një vend më i mirë”, sipas tij falë vullnetit të homologëve Tsipras dhe Zaev.

“Dy liderë progresivë të vendeve fqinjë e bënë historinë sot dhe i treguan BE dhe botës se si vizioni dhe vullneti për të kapërcyer të kaluarën mund të gjejë hapësirë për të ardhmen”, shkruan Rama.

Komentet

komentet