EMV Furnizimi me ngrohje: Rritet numri i konsumatorëve që lidhen, deri më 31 gusht lidhja falas e konsumatorëve të shkëputur

INA
INA

7 Korrik, 2023

Rritet numri i konsumatorëve që lidhen për shkak të avantazheve që ofron sistemi qendror për ngrohje, informuan sot nga EMV Furnizim me energji ngrohëse dhe shtojnë se deri më 31 gusht 2023, ofron mundësi për lidhje falas të konsumatorëve të shkëputur. Nga 1 shtatori 2023, lidhja do të paguhet plotësisht sipas çmimores së vlefshme.

Numri i konsumatorëve që janë lidhur në sistemin qendror për energji ngrohëse, me të cilin udhëheqin kompanitë e reja të SHA EMV, citohet në kumtesë, është në rritje të vazhdueshme.

“Pasi që EMV Furnizim ka licencë për furnizim me energji ngrohëse në qytetin e Shkupit, deri më sot, në sistemin e ngrohjes qendrore janë lidhur rreth 1640 konsumatorë me fuqi ngrohëse të tërësishme të instaluar prej 10 MW prej të cilëve 150 janë shkëputur më parë”, sqarojnë nga EMV Furnizim me ngrohje.

Trendi i rritjes së numrit të konsumatorëve që lidhen, nënvizojnë, tregon se ndërgjegjësimi për përfitimet dhe komoditetin e shumtë që ofron sistemi i ngrohjes qendrore po rritet tek banorët e qytetit të Shkupit. Faktor shtesë për trendin në rritje të konsumatorëve të rinj, shtohet në komunikatë, është aksioni për kyçje falas të konsumatorëve të shkyçur në sistemin e ngrohjes qendrore, i cili është në vazhdimësi dhe vlen për të gjithë konsumatorët ku ka mundësi teknike për kyçje.

Të gjitha informacionet e domosdoshme për procedurën e lidhjes konsumatorët e interesuar mund t’i marrin në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit 02/3076-200 и 075/400-100.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria-Arsimit

MASH për librat: Këtë vit janë siguruar dhe shpërndarë 1.4 milionë tekste shkollore

A9BAC27E-3B67-499A-BE55-F44D89B500B6

Kodi Penal, ulet dënimi për abuzim seksual me fëmijët

shaip-kamberi

Shaip Kamberi ka një mesazh për Vuçiqin

88F77E7E-BD4D-4755-8C1A-A70698D2E102

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Llogës për vendosje të grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore

Manastiri Banjskes zvecan

“Serbia e përfshirë kokë e këmbë” – Çka ndodhi tre ditë pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës

gjimnazi Tetov-780x470

Komuna e Tetovës akuzon MASH-in: Mijëra nxënës ende nuk kanë libra

mickoski

Mickoski: Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të merret seriozisht me hulumtimin e krimeve në vend

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

policia kosoves terroristet veri

Lirohen katër të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

INFO

NA NDIQ