Enca Haxhia do të performojë në Kurdistan

0

Enca Haxhia është një nga artistet më të pëlqyera shqiptare.
Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve me projektet e saj, shkruan lajmi.net.

E tani, ajo ka publikuar një video në llogarinë personale, Instagram duke dhënë një intervistë për mediat irakiane.

Ajo madje ka paralajmëruar edhe një koncert në provincën e Irakut, Kurdistan. “Ishte kënaqësi, shihemi me 17/03 Kurdistan”, ka shkruar ajo krahas videos.

Enca po vazhdon të jetë aktive me projekte e mbrëmje të ndryshme muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare. /Lajmi.net/