Enca do të bëhet nuse gjermane, dhëndrri mëson gjuhën shqipe (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca, para disa javësh i ka befasuar fansat e reperit gjerman Nimor, duke shënuar një koment misterioz nën foton e tij. Duket se që të dy kanë pasur plane të përbashkëta për vitin 2018 dhe fansave të tyre tashmë u kanë dhënë sinjalin e parë se çka mund të pritet në vitin në vijim. Fillimisht, fansat e shumtë kanë menduar se bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor midis dy këngëtrëve.

Kështu që komenti në innstagram ua ka shtuar dyshimin se midis tyre ka diçka më tepër dhe kjo u ka ardhë si një re nga qielli kthjellë. Në prag të festave të fundvitit u bë më e qartë se midis tyre kishte më shumë se sa një miqësi muzikore, pasi Enca publikoi një foto të përbashkët të këngëtarëve, që nuk simbolizonte diçka tjetër.

Nga ana tjetër, Nimo ka bërë me dije se po të jetë e mundur do ta martonte një shqiptare të cilën e ka njoftuar.Në komentin me foto shihet Enca, ndërsa komenti është shkruar me disa fjalë në gjuhën shqipe!

Mëtutje, këngëtari gjerman ka postuar një video tjetër me celularin e tij. Aty mund të vërehet se Nimo ka instaluar një app për të mësuar gjuhën shqipe. /Sovrani/