Enciklopedia shqiptare, e vërteta e mohuar në enciklopedinë maqedone

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Prishtinë ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet mes Kosovës dhe Shqipërisë për enciklopedinë e përbashkët shqiptare, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Ky do të jetë një dokument i rëndësishëm, ku përmes fakteve do të dokumentohet e vërteta për shqiptarët.

Sigurishtë, se ky dokument do të jetë edhe një demant i fuqishëm ndaj enciklopedisë maqedonase, e cila i fyen shqiptarët.

Kujtojmë se, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë ka fyer shqiptarët, duke shtrembëruar historinë e tyre.

“Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata, kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”.

“Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç tjerash, njihen edhe si njerëz malorë…”.

Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për shqiptarët nga Enciklopedia maqedonase, e botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, e që ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e qarqeve të ndryshme shqiptare në Maqedoni.(INA)