Ende e paqartë e ardhmja e Guardiolës: Dua të qëndrojë në Mançester

Picture of INA
INA

20/05/2024

Mançester Siti ka fituar për herë të katërt radhazi titullin kampion në Premier Ligën e Anglisë. Ndërkohë e ardhmja e Pep Guardiolës është ende e paqartë. Trajneri i Man. Sitit tha pas fitimit të titullit në Angli, se ende nuk është vendosur asgjë.

“Realiteti është që jam më afër largimit sesa qëndrimit. Ne kemi biseduar me klubin dhe ndjesia ime është se dua të qëndrojë tani. Do të qëndrojë sezonin e ardhshëm. Por, gjatë sezonit do të bisedojmë, do të shikojmë”, tha Guardiola.

Të besuarit e Pep Guardiolës triumfuan 3-1 ndaj Uest Ham në javën e fundit të kampionatit, në një sfidë spektakolare. Haaland me shokë mbyllin sezonin me 91 pikë, 2 pikë më shumë se Arsenali.

Sa i takon ndeshjes, dopieta e Foden vendosi ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa goli i Kudus shërbeu vetëm për statistikë, pasi Rodri thelloi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.

Man. Siti “kurorëzon” kështu sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, për ta ky është titulli i 10-të në histori dhe i katërti radhazi. Skuadra nga Mançesteri numëron 27 fitore, 7 barazime dhe vetëm 3 humbje. Ky grup mund të marrë në shtëpi për këtë sezon të tjerë trofe, pasi luajnë finalen e FA Cup ndaj rivalëve të qytetit të Man. Junajted.

Arsenali duhet të provojë sërish vitin tjetër për të arritur te suksesi në Premier Ligë, sot ekipi i Artetës fitoi 2-1 me Everton. Vlen për t’u përmendur fakti se Çellsi do të jetë në Ligën e Konferencës.

TË FUNDIT
42 minuta
Zvicra i shënon gjermanëve, mbyllet pjesa e parë
2 orë
Zvicra dhe Gjermania luftojnë për vendin e parë, formacionet zyrtare
7 orë
UEFA merr vendim për Dakun, e dënon rëndë, ai nuk luan nesër kundër Spanjës
9 orë
Kozniku: Shqipëria mund ta mposhtë Spanjën
13 orë
Shqipëria fiton titullin e Kampionatit Evropian të Tifozëve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Altin Lala: Serbët të heshtin se e dimë çfarë ndodhi në Beograd
7 orë
UEFA merr vendim për Dakun, e dënon rëndë, ai nuk luan nesër kundër Spanjës
1 ditë
10 milionë euro, klubet e Serie A bëjnë gati “çekun” për Mario Mitajn
2 orë
Zvicra dhe Gjermania luftojnë për vendin e parë, formacionet zyrtare
1 ditë
Shqiptarët ngacmojnë yllin 16-vjeçar të Spanjës: T’i bëjmë ne detyrat e shkollës, vetëm mos na bëj gol…
42 minuta
Zvicra i shënon gjermanëve, mbyllet pjesa e parë
2 ditë
Euro 2024, arenë e rivaliteteve ballkanike

LEXO MË SHUMË

zvicra

Zvicra i shënon gjermanëve, mbyllet pjesa e parë

zvicer gjermani

Zvicra dhe Gjermania luftojnë për vendin e parë, formacionet zyrtare

mirlind daku

UEFA merr vendim për Dakun, e dënon rëndë, ai nuk luan nesër kundër Spanjës

ardian kozniku

Kozniku: Shqipëria mund ta mposhtë Spanjën

tifozet kombetarja

Shqipëria fiton titullin e Kampionatit Evropian të Tifozëve

izer aliu

FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia

xhaka zvicer

Dueli për kreun e grupit A, Granit Xhaka paralajmëron Gjermaninë

Tifozet kuq e zi kombetarja

Uragan kuqezi për të mposhtur Spanjën, Shqipëria ‘fiton’ me tifozët (Numri)

Spanja Luis De La Fuente

8 ndryshime në formacion, mësoni si do të luajë Spanja ndaj Shqipërisë

INFO

NA NDIQ