Ende nuk dihen motivet e vrasjes në Bogovinë, para gjuajtjes kishte zënkë verbale

Picture of INA
INA

02/06/2024

Ishte duke qëndruar në një lokal në Bogovinë, kur 47-vjeçari me iniciale A.Xh u qëllua për vrasje. I dyshuar për kryerjen e krimit është bashkëfshatari i tij me iniciale M.M. 50 vjeç, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

“47 vjeçar nga Bogovina ka mbetur i vrarë në lokacioni parapa meje nga i dyshuari M.M 50 vjeç nga i njëjti fshat. I dyshuari është arrestuar në Tetovë në rrugën “Cvetan Dimov” nga pjesëtarë të SPB Tetovë derisa ka qenë në lëvizje me një automjet të tipit BMW. Më pas në automjet është gjetur edhe arma e krimit. I njëjti për momentin po mbahet në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë ekipet e SPB Tetovë dhe prokuroria e Tetovës”, raporton Senat Zylberhari, gazetar i TV21.

Prokuroria konfirmoi se kryerësi i veprës është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa i është gjetur edhe arma e krimit.

“Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur në objekt hotelierik në të cilin në atë moment ka pasur edhe persona të tjerë. I dyshuari dhe viktima kanë pasur zënkë verbale, pas çka kryerësi e ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka nisur të qëllojë”, thonë nga Prokuroria.

Prokurori ka dhënë urdhër për obduksion të trupit të të ndjerit, si dhe urdhër për mbledhje të dëshmive nga vendi i ngjarjes. Po ashtu do të bëhen edhe biseda me dëshmitarët e ngjarjes dhe persona të tjerë.

TË FUNDIT
2 orë
Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet
2 orë
E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë
3 orë
Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime
4 orë
Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë
4 orë
Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

10 orë
Mickoski: Parku më i madh i mullinjve me erë në rajon do të sjellë 630 vende të reja pune
2 orë
E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë
15 orë
Plotësohen vendet e deputetëve që u bënë ministra
10 orë
Gjyqtarët kushtetues morën kërcënime nga ish-deputeti Samka Ibraimoski
2 orë
Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

Screenshot_11-28-780x439

Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

Mucunski stoltenberg

Mucunski: Mbetemi një anëtar i besueshëm i NATO-s me një kontribut të rëndësishëm për paqen globale

pushk-gjahu

Zbatimi i ligjit për armatim në RMV: Një sfidë për sigurinë publike

Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup

burgu-idrizove

Ndërroi jetë i burgosuri që u rrah në Idrizovë, Prokuroria nis hetimet

INFO

NA NDIQ