Ende vlejnë me “Republika e Maqedonisë”/ Patentë shoferët dhe letërnjoftimet të vlefshme deri sa t’u skadojë afati

Picture of Ina Online
Ina Online

10/01/2025

Ministri i Brendshëm Pançe Toshovski u bëri apel policëve që të mos i gjobisin qytetarët që patentë shoferët ende i kanë me emrin e vjetër të shtetit. Sa u përket letërnjoftimeve, sipas Toshkovskit, nuk kanë nevojë të ndërrohen nëse kanë afat. Ministri tha se qytetarët nuk duhet të dëmtohen nga politikat e gabuara të pushtetit të kaluar.

“Letërnjoftimet vlejnë me datën e afatit që e kanë dhe të njëjtat nuk duhet të ndryshohen deri sa kanë afat kohor të vlefshëm që është efektiv momentalisht, pra për letërnjoftimet nuk vlen ajo që vlente për pasaportat dhe vlen për lejet e vozitjes. Një numër i madh i patentë shoferëve tashmë janë ndërruar, një herë kam bërë thirrje publike për të gjithë policët, se nuk duhet të dënohen qytetarët e Maqedonisë sepse në të kaluarën ka pasur politikanë që nuk e kanë dashur vendin e tyre”, tha Pançe Toshkovksi.

I pyetur për kamerat në trafik, që do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion, Toshkovski po shpreson që gjatë 2025-tës të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore për vendosje e tyre dhe pret që gjatë këtij viti të fillojë zbatimi i këtij projekti, gjegjësisht vendosja e kamerave, kabllove optike, marrja e lejeve dhe përgatitja e gjyqeve dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike.

“Ky është një ndër projektet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme që në të ardhmen patjetër të zbatohet. Jemi të vetëdijshëm, çdo ditë punojnë për këtë, janë të inkuadruar njerëzit e institucioneve kompetente, profesorë për të zbatuar gjithë legjislativin dhe shpresoj se viti 2025 do të jetë viti përfundimtar ku do të implementohet jo vetëm në territorin e Kumanovës, Tetovës dhe Shkupit, por gjithë Maqedoninë”, tha Toshkovski.

Me vendosjen e këtij sistemi të ri, Ministri paralajmëroi se qytetarët që nuk e respektojnë ligjin, që vozisin nën ndikimin e alkoolit, qytetarët që rebelohen nëpër rrugë dhe në vend të 80, vozisin 200 km/h, do të dënohen.

TË FUNDIT

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit

Taravari lajmërohet nga Uashingtoni

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË