Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, pas 5 muajve pauzë ka rigjetur rrugën e rrjetës tek skuadra e tij Trabzonspori. Futbollisti shkupjan ka realizuar në fitoren 2:0 të Trabzonsporit ndaj Hataispor në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Superligën e Turqisë.
Të dy golat e fitores për Trabzonsporin u realizuan në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Sipas “SofaScore”, Enis Bardhi u vlerësua me notën 8.2, ku përveç golit pati edhe tri pasime kyçe dhe katër duele të fituara
Bardhi tani ka shkuar në kuotën e tre golave të shënuar në elitën e futbollit turk, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime. Trezege ishte autor i golit të parë në minutën e 49-të, teksa në të 77-të Enis Bardhi nga jashta zona realizoi një supergol, duke finalizuar shifrat në 2:0 për këtë ndeshje.
Pas këtij triumfit, Enis Bardhi me Trabzonsporin marrin vendin e tretë në Superligën e Turqisë me 40 pikë të grumbulluara.
🇹🇷 Enis Bardhi with a very typical "Bardhi" goal from the edge of the box to secure Trabzonspors victory earlier today.
Spend a short period on the fringes of the starting 11. But now, Bardhi a vital part of this Trabzonspor team.pic.twitter.com/qpstCwpG5C
— Football Macedonia (@MacedonianFoot_) February 12, 2024